Kif dhe Stankoviq në Preshevë: Autoritetet dhe personeli shëndetësor  po ndihmojnë emigrantët
Lokale

Kif dhe Stankoviq në Preshevë: Autoritetet dhe personeli shëndetësor po ndihmojnë emigrantët

04.Sep.2015 15:34
0
Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, Zoran Stankovic dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Denis Kif kanë vizituar kanë vizituar qendrën e maternitetit-shtëpinë e shëndetit dhe qendrën për pranimin e refugjatëve në Preshevë.

Të dytë kanë vlerësuar punën e personelit shëndetësorë dhe atij institucional për ndihmën që po i jepet emigrantëve të ardhur nga Siria, raporton tanjug, transmeton Titulli.com.

Ambasadori britanik, Kif tha se autoritetet dhe qytetarët në raport me emigrantët kanë treguar një shembull të pritjes së ngrohtë dhe raporteve njerëzore.

“Ky është një problem evropian në të cilin të gjitha vendet nga Evropa kanë rolin  e tyre dhe mendoj se Serbia  po luan rolin e vet shumë mirë në këtë drejtim”, deklaroi Kif.

Zoran Stankoviq  ka biseduar me drejtuesit e shtëpisë së shëndetit në Preshevë lidhur me ofrimin e kujdesit  mjekësor për  emigrantët  dhe kujdesin potencial për lindjet e mundshme si dhe ndihmwm pwr gratë shtatzëna që vijnë nga vala e emigrantëve.

Drejtori i shtëpisë së shëndetit në Preshevë, Mitat Sahiti deklaroi se komuna e Preshevës qe di vite përballet me emigrantët numri i të cilëve është në rritje.

“Tani ka një numër më të madh të shtatzëneve në Preshevë dhe kampin në Miratoc, ato lajmërohen në telefon dhe dalim në terren dhe nëse është nevoja i transferojmë në Vranjë apo Nish, mirëpo deri më tani asnjë nuk është refuzuar”, theksoi Sahiti.

Ai tha se për të gjithë emigrantët që kërkojnë ndihmë mjekësore është siguruar kujdesi mjekësorë dhe se fal UNHCR-së janë siguruar edhe barna./Titulli.com/

Dy studentet nga Bujanoci për herë të parë në Universitetin e Elbasanit (Video)
Ahmeti dhe Musliu kërkojnë reciprocitet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration