Shqiponja: Biblioteka e parë shqiptare në Mynih të Gjermanisë, themeluesja nga Presheva (foto)
Lokale

Shqiponja: Biblioteka e parë shqiptare në Mynih të Gjermanisë, themeluesja nga Presheva (foto)

03.Sep.2015 20:39
0
Në qytetin e Mynihut në Gjermani ekziston e vetmja bibliotekë që është e furnizuar me libra shqip me emrin "Shqiponja" themeluese e saj është veprimtarja dhe dashamirja e kulturës zonja Ferdane Alidemi Bajrami nga fshatin Tërnavë i komunës së Preshevës e cila me vite jeton në këtë qytet.

“Në këtë bibliotekë nxënësit shqiptar dhe të tjerët mund të pajisen me literaturë të ndryshme dhe libra të letërsisë sonë në përgjithësi”, deklaroi gjatë intervistës për Titulli.com, Ferdane Alidemi Bajrami.

Për të mësuar më shumë rreth aktivitetit të kësaj biblioteke, Titulli.com realizoi një intervistë me zonjën Bajrami e cila iu përgjigj pyetjeve tona me shumë kënaqësi.

 

Kur u themelua bibliotkeka “Shqipinja" në Mynih? 

Ferdane Alidemi Bajrami: Biblioteka “Shqiponja” u themelua më 28 Janar të vitit 2013 në qytetin e Myhihut në Gjermani.

 

Si lindi ideja per themelimin e saj? 

Ferdane Alidemi Bajrami: Ideja më lindi pasi që unë bëra shumë vite në kurbet, në Gjermani dhe hetoja se ditë e për ditë numri i fëmijëve  tanë po shkojnë drejt asimilimit, për të cilën kam frikë se një ditë të afërt ne do ti humbim fëmijët tanë dhe nuk do të kenë më ndjenja dhe do ta humbin identitetin e tyre kombëtar. Unë trokita në shumë dyer të bibliotekave në Mynih, por përgjigja ishte gjithherë negative dhe gjenin lloj -lloj arsye se nuk munden që të pranojnë këtë iniciativë timen. Por ja që e realizova idenë time.

 

Me sa kopje në gjuhën shqipe disponon biblioteka" ? 

Ferdane Alidemi Bajrami: Numri thuaja se për çdo javë shtohet, qoftë edhe me një libër të vetme që na e sjellin qofshin edhe lexuesit që kanë në shtëpitë e tyre ose autorët që promovojnë librat e tyre, po s’kanë thënë kot se "pika, pika mbushet pusi". Po ashtu kjo bibliotekë u furnizua në këtë mënyrë, dua t’ju tregoj edhe këtë se meritor për pasurimin e kësaj biblioteke është vëllai ynë, poeti Nehat Jahiu, një poet me zemër të madhe i cili hoqi nga biblioteka e tij private mbi 244 libra dhe ia dhuroi bibliotekës sonë, dhe në vazhdimësi ende na dërgon sa po i jepet mundësia.

Po ashtu na ka furnizuar me tituj librash edhe Ministria e Diasporës sa ishte ministër  Ibrahim Makolli, të cilin në emër të lexuesve e falënderoj nga zemra,  i cili po ashtu edhe e vizitoi personalisht me një delegacion bibliotekën, dhe shumë poetë dhe shkrimtarë, të cilët i falënderoj shumë.

 

A po keni donacione për furnizim të bibliotekës me libra? 

Ferdane Alidemi Bajrami: Për momentin nuk kemi donacione, por jemi në pritje të një përgjigje nga presidenti i  AKR-së, biznesmenit të njohur Behxhet Pacolli dhe disa miqtë tij, të cilët më premtuan ndonjë donacion për projekte të tilla, për furnizimin e bibliotekës sonë me libra.

Dëshira ime më e madhe është që ne shqiptarët të jemi më të bashkuar dhe s’kanë thënë  kot se "bashkimi bën fuqinë” e ta kemi bibliotekën tonë ku dalëngadalë aty do të zhvillohen edhe shumë aktivitete të ndryshme të kulturës, ku do të na njohin edhe më shumë miqtë tanë se kemi qenë dhe jemi njerëz të kulturuar dhe të qytetëruar-evropian.Titulli.com/

Shaip Kamberi: Marketingu politik i Musliut, Arifit dhe Mustafës
Shoqëria civile në Preshevë ende pa ndikim në jetën publike e shoqërore (Foto & Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration