QSA ndihmon refugjatët në Preshevë (Foto)
Lokale

QSA ndihmon refugjatët në Preshevë (Foto)

02.Sep.2015 18:11
0
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) në Preshevë nën moton "solidariteti nuk njeh kufij", vazhdon aksionin humanitar kushtuar refugjatëve nga vendet e Lindjes së Mesme e të Largët, të cilët kanë vërshuar në drejtim të Luginës për të vazhduar drejt shteteve të Evropës perëndimore.

“Qëllimi i aksionit humanitar është solidarizimi me njerëzit me trupa të rraskapitur, shpirta të lodhur dhe zemra të thyera, të cilët i kanë braktisur shtëpitë e tyre për të kërkuar strehim në vende të treta, për shkak të luftërave që po zhvillohen në vendet e tyre”, thuhet në kumtesën e QSA-së. 

Sipas kësaj organizate aksioni në vete përmban shpërndarjen e pakove ushqimore me përmbajtje: 1 bukë hamburgeri, 1.5 lit. ujë ‘Rosa’, 1 pashtetë pule, 0.18 lit. jogurt dhe 1 lit. qumësht (për foshnje dhe shtatzënat).

Këto ushqime po u dhurohen këtyre njerëzve me të hyrë në territorin e komunës së Preshevës, gjegjësisht në një pikë të caktuar të ndalimit të tyre në fshatin Miratoc, fshat ky i afërt me kufirin e Maqedonisë, njofton organizata nga Presheva.

Përmes aksionit QSA ka planifikuar qe gjatë ditës të shpërndajë 500 pako ushqimore, në kohëzgjatje prej së paku një muaji, me mundësi të vazhdimit të aksionit, varësisht nga mundësitë e sigurimit të donacioneve, duke marrë parasysh se valën e refugjatëve që po vazhdon.

Kumtesa thekson se aksionin në fjalë është duke u realizuar falë mbështetjes së donatorëve, përmes partnerit të QSA-së nga Gjermania dhe angazhimit të Qendrës në Ludëischafen të Gjermanisë.

QSA apelon tek bizneset lokale dhe njerëz të vullnetit të mirë në vend dhe diasporë, që të solidarizohen me refugjatët nga Lindja e Mesme, sidomos në këto ditë të ngrohta të verës, që t’i bashkangjiten aksionit të tyre, duke ua lehtësuar sado pak gjendjen e vështirë këtyre kalimtarëve.

Të interesuarit mund të paraqiten drejtpërdrejt në ambientet e QSA-së në Preshevë, apo edhe tek Qendrat e QSA-së në diasporë, për të mbështetur aksionin në fjalë. /Titulli.com/

Mbi 2 mijë refugjatë arrijnë në Preshevë (Foto)
Në gjykatë për shkak të vendosjes së flamurit (Dokument)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration