"Jehona" e Luginës në Bursa të Turqisë
Lokale

"Jehona" e Luginës në Bursa të Turqisë

02.Sep.2015 14:33
0
Shoqëria Kulturore Artistike (SHKA) "Jehona" nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit do të marrë pjesë në festivalin ballkanik që do të mbahet në qytetin e Bursës në Turqi.

Pas ftesës së bërë nga shoqëria “Nakem” nga Turqia, SHKA “Jehona” ka pranuar pjesëmarrjen në festival, njofton drejtori Abdurrahman Murati.

 “Sh.K.A ‘Jehona’ për të tetën herë është pjesëmarrëse në festivalin e Ballkanit në Turqi. Ne tani jemi vëllazëruar me organizatorët dhe me shoqëritë pjesëmarrëse dhe kjo na ka ndihmuar që të jemi pjesë e e këtij organizimi çdo vit”, i tha Titullit Abdurrahman Murati.

Duke shpjeguar se “Jehona” do të përfaqësojë shqiptarët e këtij rajoni, Murati tha se shoqëria kulturoro-artistike që ai drejton, përveç që do të promovojë kulturën dhe traditën e këtij vendi, gjithashtu do të performojë me disa valle nga koreografi Dilaver Kryeziu.

Në festival “Nakem” në Turqi marrin pjesë 20 shoqëri kulturoro-artistike nga i gjithë Ballkani, si Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bullgaria dhe shtetet tjera./Titulli.com/

Kuadrot shqiptare profesionale në rrethin e Preshevës më vitin 1947?
Mbi 2 mijë refugjatë arrijnë në Preshevë (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration