Idetë për reciprocitet AKS "“ Luginë e Preshevës, Gjuriq i quan qesharake
Lokale

Idetë për reciprocitet AKS "“ Luginë e Preshevës, Gjuriq i quan qesharake

01.Sep.2015 11:17
0
Idetë e disa politikanëve shqiptarë për, siç thotë Marko Gjuriq, njëfarë reciprocitetit në raport me AKS-në duken qesharake dhe jo serioze, thekson drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe shton se ato nuk janë të bazuara në ligje dhe në realitet.

“Nga disa politikanë lokalë në Serbi, në jugun saj, politikanë shqiptarë, edhe sot dëgjojmë dëshirën për njëfarë reciprociteti në raport me AKS-në. Vetëm mund të them se i kemi dëgjuar ato ide dhe ngjajnë nga pak qesharake dhe joserioze marrë para sysh se nuk bazohen në ligje dhe në realitetin politik, sepse shqiptarë shumicën e qartë e bëjnë vetëm në një komunë e gjysmë në jug të Serbisë”, ka thënë GJuriq në një deklaratë për agjencinë Tanjug, transmeton Koha.net

Ai ka vlerësuar se idetë nuk janë krejtësisht të përgjegjshme ndaj vetë shqiptarëve në jug të Serbisë të cilët, sipas tij, duhet të jenë më shumë ura bashkëpunimi ndërmjet shqiptarëve e serbëve e jo, si ë ka theksuar ai , instrument destabilizimi ose “kush e di kush se çfarë tjetër mbështillet në kokë të atyre që nuk e kuptojnë se sa i rëndësishëm është normalizimi edhe për serbë e edhe për shqiptarë”. /Titulli.com/

Filloi viti i ri shkollor në Luginë
Bujanoci i Shqipërisë së vjetër verilindore ndër shekuj
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration