Filloi viti i ri shkollor në Luginë
Lokale

Filloi viti i ri shkollor në Luginë

01.Sep.2015 08:38
0
Në shkolla shqipe të Luginës, sikurse në tërë Serbinë, sot ka filluar viti i ri shkollor 2015/16.

Pas pushimit veror nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga 1 shtatori fillojnë një vit të ri shkollimi. Si në shkollat tjera edhe në atë fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc nxënësit që nga orët e mëngjesit ishin rreshtuar në pritje për t’u ulur në bankat shkollore.

Drejtori i kësaj shkolle, Vesel Sejdiu, i tha portalit informativ Titulli.com se përgatitjet për pritjen e nxënësve janë bërë me kohë dhe se atyre i dëshiron një vit të mbarë shkollor.

“Janë bërë të gjitha përgatitjet. Në këtë vit shkollor, për dallim nga i kaluari kur kishim 366 nxënës, tani mësimin do të ndjekin 355 nxënës. Për herë të parë në bankat shkollore do të ulen 42 nxënës”, u shpreh Vesel Sejdiu.

Shkolla “Naim Frashëri” do të formoj dy paralele të para, ndërsa në tërë territorin e Serbisë gjithsejtë klasën e parë do të vijojnë 68.700 nxënës. /Titulli.com/

Komplete shkollore falas për 904 nxënës
Idetë për reciprocitet AKS "“ Luginë e Preshevës, Gjuriq i quan qesharake
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration