Mbahet takimi i dytë, shqiptarët me një qëndrim
Lokale

Mbahet takimi i dytë, shqiptarët me një qëndrim

30.Aug.2015 16:49
0
Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Bujanoc të dielën është mbajtur takimi i radhës i liderëve institucional e politik të Luginës së Preshevës.

Ashtu edhe siç ishte caktuar më herët, sot u mbajt takimi i dytë i liderëve shqiptarë të komunave Bujanoc dhe Preshevë, që si qëllim ka mbajtjen e një seance të Këshilltarëve shqiptarë të tre kuvendeve të Luginës.

Kryetari i KKSH-së, Jonuz Musliu, iniciator i mbajtjes së takimit , i tha portalit informativ Titulli.com, se qëndrimet janë përafruar dhe se do të tentojë të mbajë edhe një takim me liderët, pasi sot nuk ishin prezent të gjithë.

“Qëllimi është që të dalim të sinkronizuar, të mbahet mbledhja e këshilltarëve shqiptarë dhe të dalim me kërkesat të përbashkëta”, u shpreh Musliu.

Në mbledhjen e sotme të liderëve, ndonëse nuk prezantoi kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, subjekti i tij politik përmes një kumtese për opinion shprehu gatishmërinë për pjesëmarrje në këtë iniciativë.

Pjesë e takimit, përveç kryetari të KKSH-së, ishte edhe kryetari i Komunës së Preshevës-Ragmi Mustafa, nga Partia Demokratike-Hajredin Hyda si dhe nga Bashkimi Demokratik për Luginën-Skënder Destani.

Ky është takimi i dytë. I pari është mbajtur të mërkurën, 26 gusht, pas së cilës kryesitë e subjekteve politike shqiptare kanë zhvilluar konsultimet rreth situatës së krijuar.

Kërkesë e spektri politik shqiptarë në Luginë të Preshevës është reciprociteti me të drejtat e serbëve që i gëzojnë në Kosovë, e sidomos pas marrëveshjes së arritur mes Prishtinës dhe Beogradit për themelimin e Asociacionit të komunave serbe. /Titulli.com/

PVD: Po rrezikohet ekzistenca e Shqiptarëve në Serbi
Ministria publikon listën: 50 vende të lira pune nëpër shkollat e Luginës, aplikoni tani?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration