Asociacioni, efekt "domino" edhe në Luginë
Lokale

Asociacioni, efekt "domino" edhe në Luginë

30.Aug.2015 12:30
0
Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe mund të ngjallë efektin "domino" edhe tek komunitetet tjera pakicë në rajonin e Ballkanit. Analistët dhe politologët kosovarë e rajonalë thonë se kjo marrëveshje mund të ngjallë shembull edhe tek shqiptarët në Luginën e Preshevës, tek boshnjakët në Sanxhak e madje edhe tek shqiptarët në Maqedoni.

Analisti dhe politologu, Azem Vllasi, tha se Asociacioni në Kosovë mund të ngjallë efekte “domino” edhe në rajon.

“Është e logjikshme që edhe tri komunat në Luginë të Preshevës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) me shumicë shqiptare të kërkojnë një asociacion, por edhe në Sangjak janë tri komuna me shumicë absolute boshnjake”, tha Vllasi, duke kërkuar që pas kësaj marrëveshjeje Lugina e Preshevës, sidomos të kërkojë reciprocitet.

Edhe Belgzim Kamberi, analist nga Lugina e Preshevës, shpreson se Marrëveshje e 25 gushtit mund të ngjallë efektin “domino”, shkruan sot gazeta "Zëri"./Titulli.com/

Qytetari ndërron jetë në Banjë të Bujanocit (Foto)
PVD: Po rrezikohet ekzistenca e Shqiptarëve në Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration