Kamberi e Aziri: Presheva një bashkësi e madhe lokale, iniciativat e fundit politike të dyshimta (video)
Lokale

Kamberi e Aziri: Presheva një bashkësi e madhe lokale, iniciativat e fundit politike të dyshimta (video)

29.Aug.2015 13:28
0
Deputeti popullor në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe Naser Aziri, kryetar i degës së Unionit Demokratik Shqiptar në Preshevë kanë diskutuar për gjendjen aktuale në Luginë të Preshevës dhe rrjedhat politike.

Gjatë një emisioni në RTV” Aldi”, në Preshevë  Shaip Kamberi  theksoi se është pozitive që kuvendi i këshilltarëve shqiptarë të ketë aktivitet të vazhdueshëm për të koordinuar të gjitha veprimet politike.

“Ajo që për ne është jo e sinqertë është fakti se pas 4 viteve të heshtjes së këtij organi politik, dilet me iniciativa hë për hë sikur që duhet t’i ndjekim ngjarjeve e jo ti paraprimë atyre,  vetëm për qëllime politike e për ne të dyshimta”, tha Kamberi, transmeton Titulli.com.

Ai tha se duhet analizuar punën e deritanishme të këtij organi e sidomos  planin shtatë pikësh që është aprovuar për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve të jepet një vlerësim se kush ka penguar realizimin e këtij plani e  pastaj të vazhdohet me hapat tjerë politik.

Ndërsa Naser Aziri duke folur për iniciativën e mbajtjes se mbledhjes së tre kuvendeve nuk është serioze dhe se më tepër i përngjan një fillimi të kampanjës parazgjedhore dhe se është vetëm për t’i hedhur pluhur syve të opinionit se kishe po bëjnë diçka të madhe.

Aziri ka folur edhe për mirënjohjen që i është dhënë kryeministrit të Serbisë, nga ana e kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa.

“Mirënjohjen që e ka  dhënë është vetëm në emër të PDSH-së dhe derisa nuk distancohet edhe Skender Destani, atëherë është edhe në emër të tyre. Ne do të kërkojmë në kuvendin komunal të jap informacione lidhur me këtë mirënjohje dhe takimin me Vuçiq”, tha Aziri.

Ai foli edhe për rëndësinë e vizitës së Vuçiq në Bujanoc e Preshevë .

“Mesazhi ishte i qartë se Presheva duhet të vazhdojë me mjerimin që është dhe mirënjohja e dhënë e ka falënderua kryeministrinë për punë që ka bë për këtë komunë. Ndërsa shqiptarëve në Bujanoc i ka treguar se ju tregoni servilitet ndaj Serbisë”, vlerësoi Aziri.

Të dy bashkëbiseduesit kanë folur edhe për shumë çështje tjera me rëndësi për qytetarët në Bujanoc e Preshevë, largimin e shqiptarëve nga  puna në Bujanoc dhe degradimin e jetës institucionale në Preshevë. /Titulli.com/

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme: 

 

Shqipëria publikon listën, luginasi i dytë kundër Danimarkës dhe Portugalisë
Presheva në protestë kundër Vuçiqit dhe Ragmiut
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration