Shqipëria publikon listën, luginasi i dytë kundër Danimarkës dhe Portugalisë
Lokale

Shqipëria publikon listën, luginasi i dytë kundër Danimarkës dhe Portugalisë

29.Aug.2015 12:55
0
Shqipëria është gati për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Euro 2016 kundër Danimarkës dhe Portugalisë.

Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ballafaqimet e ardhshme.

Siç shihet në listën e mëposhtme, ndonëse mungon tërnocasi Arbnor Fejzullahu, debutimin e të cilit e pamë në ndeshjen ndaj Francës, për dy ndeshjet e radhës nga Lugina për Shqipërinë do të luajë tërnocasi Berat Xhimshiti, transmeton Titulli.com.

Mbrojtësi i ri nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit, është pajisur me pasaportë shqiptare dhe do të jetë pjesë e skuadrës së Gianni De Biasit për dy ndeshjet e radhës që Kombëtarja shqiptare do t'i zhvilloj, në muajin shtator ndaj Danimarkës dhe Portugalisë në 'Elbasan Arena'.

22 vjeçari Berat Xhimshiti është rritur në Zvicër. Ai ka kaluar tërë karrierën te klubi e Cyrihut (FCZ). Ka luajtur disa ndeshje edhe për U-21 të Zvicrës. /Titulli.com/

Dhoma mjekësore në Preshevë, në shërbim të qytetarëve
Kamberi e Aziri: Presheva një bashkësi e madhe lokale, iniciativat e fundit politike të dyshimta (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration