Dhoma mjekësore në Preshevë, në shërbim të qytetarëve
Lokale

Dhoma mjekësore në Preshevë, në shërbim të qytetarëve

29.Aug.2015 12:29
0
Në komunën e Preshevës ekziston Dhoma Mjekësore, ku qytetarët pa dallim mund të kontrollohen, apo të marrin ndihmën e parë si matja e shtypjes së gjakut, kontrollimi për pacientët me diabet, rekomandime për barna dhe të tjera.

Sipas motrës medicinale Ardita Hasani  kjo dhomë funksionon që tre vjet, ku më parë ka qenë Dr. Lumnije Ramadani, ndërsa tani këtë dhomë e drejton Dr. Shkëlqim Sulejmani.

Sipas motrës medicinale dhoma në fjalë përbëhet një mjek një teknik dhe tri motra medicinale, shkruan Titulli.com.

“Gjatë muajve korrik –gusht tek ne janë kontrolluar më shumë se njëzetë pacienta, kuptohet me libreza shëndetësore”, orari i punës është nga e hëna deri të premten dhe atë në dy ndërrime nga ora 7.00 deri në ora 19.00”, theksoi Ardita Hasani.

Në pyetjen e gazetarit të Titulli.com lidhur me financimin dhe bashkëpunimin me institucione të tjera Ardita shprehet se financohen në bazë të projekteve dhe ndihmën e marrim nga komuna e Preshevës, ndërsa bashkëpunim të ngushtë kanë me shtëpinë e shëndetit, kryqin e kuq dhe qendrën sociale në Preshevë.

Vlen të theksohet se këtu në data të caktuara në bashkëpunim me transfuzionin e gjakut të Vrajës organizohet dhurimi i gjakut, ndërsa shërbimi mjekësorë i ofrohet qytetarëve gjatë javës./Titulli.com/

Porosia e Krasniqit dhënë medimut në Preshevë më 1996: "Të bashkuar do të fitojmë, të përçarë-do të humbim"
Shqipëria publikon listën, luginasi i dytë kundër Danimarkës dhe Portugalisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration