Porosia e Krasniqit dhënë medimut në Preshevë më 1996: "Të bashkuar do të fitojmë, të përçarë-do të humbim"
Lokale

Porosia e Krasniqit dhënë medimut në Preshevë më 1996: "Të bashkuar do të fitojmë, të përçarë-do të humbim"

28.Aug.2015 21:16
0
Disa pjesë të intervistës së Akademik Mark Krasniqi dhënë Xhemaledin Salihut, drejtor dhe Sevdail Hysenit, gazetar i gazetës "VEPRIMI" në Preshevë, më 1996.

“…Por, për t’ia arritur qëllimit, të gjitha partitë dhe organizatat tjera shqiptare duhet ta kenë një qëllim madhor të përbashkët-lirinë dhe pavarësinë politike kombëtare.Nëse angazhohemi me gjithë potencialin që e kemi intelektual,shpirtëror dhe material për sendërtimin e idealit tonë kombëtar, që është ideal i ynë shekullor dhe e drejtë e jona natyrore, historike, juridike, etnike etjerë., siç e kanë arritur këtë të drejtë të gjithë popujt tjerë na Evropë e në Ballkan.”

“Mesazhi im lidhur me organizimin e pavarur politik të shqiptarëve në rajonin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës do të ishte: Uniteti, bashkimi i të gjitha forcave rreth idealit të përbashkët kombëtar. Këtë porosi do ta kisha jo vetëm për Kosovën Lindore, por për të gjithë shqiptarët kudo që janë, për të gjitha partitë, klubet e shoqatat tona.”
“Zënkat e ndryshme, liderizmi, bajraktarizmi, interest e ngushta personale, uria “për pushtet”, për emaër të madh etjerë, janë sëmundje të rrezikshme, të cilat e brejnë dhe e shkatërrojnë organizmin tonë politik, na bëjnë të merremi me vetveten dhe t’ia kthejmë shpinën idealit kombëtar.” 
“Të bashkuar- do të fitojmë, të përçarë-do të humbim.”
“…Uroj që gazeta Juaj të luaj rol të rëndësishëm në jetën kulturore e politike të Kosovës Lindore. Uroj që ajo të ngjallë flakën e ardhetarizmit të vërtetë në të gjitha zemrat shqiptare të kësaj treve, të ngjallë idenë e bashkimit dhe të sakrificave, të qëndresës dhe të përpjekjeve të vazhdueshme për sendërtimin e të drejtave politike e kombëtare edhe të kësaj pjese të Kosovës Martire.”

Përgatiti: Xhemaledin SALIHU-Preshevë

"Shoqëria civile në Bujanoc në gjendje të mjeruar, mungesë strategjie, fondesh..." (Foto & Video)
Dhoma mjekësore në Preshevë, në shërbim të qytetarëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration