Azem Ahmeti, pishtari i arsimit të Preshevës
Lokale

Azem Ahmeti, pishtari i arsimit të Preshevës

28.Aug.2015 11:12
0
Ka ndërruar jetë veterani dhe pishtari i arsimit në Luginë të Preshevës, drejtorit shumëvjeçarë dhe emblematik të Shkollës Fillore "Migjeni në Caravajkë,Azem Ahmeti. 
 
I ndjeri Azem Ahmeti ka dhënë kontribut të çmuar dhe ka lënë gjurmë të pashlyeshme në arsimin shqip në komunën e Preshevës, e veçanërisht në udhëheqjen me devotshmëri dhe përkushtim të admirueshëm, duke çrrënjosur analfabetizmin në Karadakun e Preshevës dhe më gjërë.
 
Gjithashtu, Azem Ahmeti ishte aktivist i përkushtuar dhe i paluhatshëm i kauzës kombëtare shqiptare, duke u përballur me vendosmëri dhe guxim të pashoq me sfidat e kohës.
 
 Si nip i Idriz Seferit, Azem Ahmeti me krenari vazhdoi veprën e këtij Heroi dhe Kolosi të Shqiptarisë.
 
Asnjëherë nuk e kurseu veten dhe nuk u tremb dhe nuk u zmbraps nga stuhitë dhe rrebeshet e kohës në këto troje tona stërgjyshore, duke i dalur zot e faqebardhë të gjitha rreziqeve.
Azem Ahmeti do të mbetet gjatë kohë në kujtesën dhe admirimin e merituar, nga gjeneratat e reja, brez pas brezi.
 Sepse, vepra dhe kontributi i Tij i frytshëm do të rroj si kontribut i madh, frytet e të cilëve do të ndjehen decenie me radhë.
 
Azem Ahmeti ishte mburrja dhe krenaria e familjes, farefisit, miqëve, Karadakut, komunës së Preshevës, Luginës dhe mbarê Shqiptarisë!
 
Krenaria për veprën e çmuar dhe për virtytet njerëzore, pedagogjike, arsimore e kombëtare të Azem Ahmetit duhet t'i shërbejnë familjes dhe farefisit, shokëve e dashamirëve, si ngushëllim për humbjen e tij të parakohëshme.
Azem Ahmeti do të na mungoj të gjithëve.
 Humbja e Tij paraqet boshllëk të pakompezueshëm për Karadakun, Preshevën dhe për mbarë Kombin.
Jemi fatlum dhe krenarë që e patëm!
 Kujtimi për personalitetin dhe veprën e madhe të Azem Ahmetit do të shërbej si udhërrëfim për të gjithë ne, e sidomos për gjeneratat e reja të trojeve shqiptare.
 
I lehtë i qoftë dheu i vendlindjes, të cilën aq shumë e deshti dhe të cilës ia përkushtoi me devotshmëri dhe entuziazëm të vrullsh, tërë jetën e Tij.
Zoti i Madhëruar e shpërbleftë me Xhehnet!
 
Shkruar nga : Nehat Hyseni;
Qentë endacak kafshojnë një fëmijë dhe një plak
Rama: Vuçiq i hapur ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration