Qentë endacak kafshojnë një fëmijë dhe një plak
Lokale

Qentë endacak kafshojnë një fëmijë dhe një plak

27.Aug.2015 22:37
0
Në rrugën më të banuar me shqiptarë, në atë të "Kosovës" në Bujanoc, në dy raste të ndara qentë endacak nga kafshimi i kanë shkaktuar lëndime dy qytetarëve.

Siç ka mësuar portali informativ Titulli.com, rreth orëve të muzgut së pari është sulmuar fëmija shtatë vjeçar, i cili ka marrë lëndime serioze dhe pas mjekimit të marrë është lëshuar në shtëpi për kurim.

Një ditë më pas, të ,mërkurën në mëngjes, plaku rreth të 70-ve, në momentin që po shkonte për të falur namazin e sabahut ka qenë objekt i sulmit të qenve endacak.

Për fat të mirë në të dy rastet qytetarët kanë shpëtuar vetëm me lëndime nga kafshimet, të cilat nuk kanë paraqitur rrezik për jetën.

Pas incidentit të ndodhur, prindërit e fëmiut kanë kërkuar marrjen e përgjegjësisë nga institucionet, i cili ka paralajmëruar padi ndaj Stacionit të Veterinarisë në Bujanoc dhe komunës, të cilat ndonëse zbatojnë projektin me strehimoren e qenve endacak, për të cilin janë ndarë miliona dinarë për hapjen e azilit të qenve në fshatin Klenik, qentë edhe mëtej enden në rrugët e qytetit. /Titulli.com/ 

Të premten dhe të shtunën Bujanoci pa energji elektrike
Azem Ahmeti, pishtari i arsimit të Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration