"Vatra" kërkon dalje masovike në zgjedhjet e Medvegjës
Lokale

"Vatra" kërkon dalje masovike në zgjedhjet e Medvegjës

27.Aug.2015 09:33
0
Medevegja po përgatitet që me 13 shtator të mbajë zgjedhjet e jashtëzakonshme. E me këtë rast Lëvizja "Vatra" me seli në Gjilan po kërkon që të gjithë qytetarët e Medvegjës me të drejtë vote duhet të dalin e të votojnë.

“Dalja e shqiptarëve në mënyre së më masovike do të krijoj një përfaqësim sa më të fuqishëm si spektër politik shqiptarë në Kosovën Lindore, edhe pse numri i votuesve në këtë komunë është simbolik, pasiqë regjimi i Serbisë, në Medvegjë, ka bërë më të madhin spastrim etnik në gjithë Kosovën Lindore. Të gjithë banoret e dëbuar nga Medvegja duhet të dalin e të votojnë për partitë politike shqiptare, dhe të dëshmojnë se edhe Medvegja është pjese Shqiptare”, thuhet në komunikatën për media të lëvizjes "Vatra".

Daljen sa më masovike të shqiptarëve në këto zgjedhje, "Vatra" e konsideron se duhet ta ndihmojnë edhe institucionet e Kosovës, duke organizuar bartjen e votuesve dhe sensibilizimin e tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 13 shtatorit në Medvegjë.

“Fatkeqësisht, mosunifikimi dhe përçarja e spektrit politik shqiptar e ka ndjekur edhe Medvegjën , duke pasur parasysh numrin e vogël të votuesve dhe numrin e madh të partive atje. Kjo ka sjellë shpërndarjen e votave në shumë parti, dhe përfaqësimin e zbehtë të shqiptarëve në Kuvendin Komunal të Medvegjës. Si do që të jetë, qytetarët duhet të dalin sa më masovikishtë dhe duhet të votojnë për kandidatët shqiptarë pasiqë, vota për kandidatet shqiptarë do të garantonte përfaqësim të denjë të shqiptarëve në Kuvendin Komunal të Medvegjës”, thuhet në komunikatën e lëvizjes "Vatra". /Titulli.com/

Hapja e vendkalimeve me Kosovën dhe Preshevën, premtime dhe vetëm premtime !?
A po na përsëritet historia e Lapidarit në Luginë të Preshevës?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration