Kurir: Thaçi për AKS-në kërkon Luginën e Preshevës
Lokale

Kurir: Thaçi për AKS-në kërkon Luginën e Preshevës

26.Aug.2015 14:38
0
Meqë marrëveshja për AKS-n- është në favor të Serbisë, Hashim Thaçi pritet t'i ngre në këmbë shqiptarët e Luginës që kërkojnë autonomi dhe reciprocitet me serbët në Kosovë.

Pikërisht për shkak se “të gjitha letrat janë anën tonë, sidomos lidhur me AKS-në, shefi i diplomacisë së Kosovës Hashim Thaçi, parasheh Kurir i Beogradit, planifikon që shqiptarët nga Lugina e Preshevës të kërkojnë autonomie të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës!

“Thaçi është i gatshëm të bëjë presion të bëjë presion ndaj shqiptarëve të Preshevës që të kërkojnë edhe të drejtën për bashkim me Kosovën. Meqë Serbia ka fituar më shumë se sa që ka pritur për AKS-në,, Thaçi do të sigurojë reciprocitet me shqiptarët”citon Koha.net burimin e “Kuririt”.

Riza Halimi, kryetar i PVD-së ka thënë se ky është qëllim i kahershëm i shqiptarëve.
“Që nga vitit 2006, shqiptarët nga Lugina e Preshevës kanë kërkuar zgjidhje të statusit dhe të kenë reciprocitet e të drejta të njëjta si serbët e Kosovës”, ka thënë Halimi.

Kjo gazetë, duke raportuar për marrëveshjet e parafuara në Bruksel ndërmjet Kosovës e Serbisë i quan ato historike pasi ato Serbisë ia hapin rrugën evropiane.
Dialogu, thotë gazeta, ka përfunduar me sukses dhe se kryeministrat Vuçiq e Mustafa as nuk janë takuar e as nuk kanë folur.

“Edhe pse ishte planifikuar që gjatë dialogut të Beogradit e Prishtinës të takohen edhe Vuçiqi e Mustafa, ashtu siç ishin takuar në rundin e fundit, ata dje nuk janë takuar. Të gjitha i ka koordinuar përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të jashtme e Siguri Federica Mogherini. Kjo mënyrë e punës doli të jetë e suksesshme”, citon një burim nga Brukseli gazeta. /Titulli.com/

Lugina e Preshevës kërkon "Autonomi"
Asociacioni, takim urgjent mes liderëve të Luginës (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration