Pritje të gjata në vendkalimin Muçibabë-Depcë
Lokale

Pritje të gjata në vendkalimin Muçibabë-Depcë

05.Aug.2015 11:06
0
Në vendkalimin administrativ në fshatin Muçibabë-Depcë që shpien për të hyrë në Kosovë nga Presheva, ditëve të fundit po shtohen kolonat e pritjes.

Sipas udhëtarëve këto kolona të gjata po shtohen nga kontrollat e ngadalshme të autoriteteve policore nga e të dyja anët, shkruan Titulli.com.

“Pritjet ishin monotone deri në tri orë dhe me ç’rast shtoheshin lodhjet dhe pakënaqësi tek shumica e udhëtarëve vlerësoi Saiti një nga udhëtarët që ishte nisur për Gjilan.

Sipas tij këto pritje nuk i kanë përjetuar në asnjë kufi të vendeve perëndimore dhe se kjo nuk është në rregull.

Pakënaqësi dhe doza nervozizmi shiheshin edhe në fytyrat e shumë njerëzve që prisnin për ta kaluar pikëkalimin administrativ nga Kosova  për të hyrë në territorin e Luginës së Preshevës.

Poashtu afër kufirit vërehen edhe papastërti dhe mbeturina të cilat kundërmonin aromë të pakëndshme .

Pikëkalimi administrativ Muçibabë-Depcë gjendet më se 20 km nga Gjilani dhe 15 km nga Presheva dhe është i autorizuar vetëm për qarkullim të udhëtarëve./Titulli.com/

Poezitë e Luan Maloku nga Presheva përkthehen edhe në gjuhën angleze
Zyrtare: Marrëveshja për sigurimin e automjeteve nis zbatimin më 12 gusht
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration