Delegacioni nga Tirana qëndron në selinë e KKSH-së në Bujanoc
Lokale

Delegacioni nga Tirana qëndron në selinë e KKSH-së në Bujanoc

03.Aug.2015 15:24
0
Në ambientet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, kryetari Jonuz Musliu ka zhvilluar takim me kardiologun shqiptar, njëherit edhe dekan në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, z. Prof. Dr. Petrit Bara me bashkëpunëtor.

Sipas kumtesës së lëshuar pas takimit, Musliu, mysafirët i ka njoftuar për gjendjen e bashkësisë shqiptare në Luginë të Preshevës, me theks të veçantë në fushat për të cilat është kompetent KKSH, kryesisht në krijimin e mundësive për rritjen e numrit të regjistrimeve për maturantët në drejtimet mjekësore, si dhe nevojën tonë për aftësimin profesional të kuadrit mjekësor, transmeton Titulli.com.

Profesor Bara ka shprehur gatishmërinë e tij profesionale, akademike e mjekësore që duke marrë parasysh nevojat e bashkësisë shqiptare të jap kontributin e tij lidhur me pranimin e maturantëve në Fakultetin e Mjekësisë, aftësimin e mëtutjeshëm të kuadrit mjekësor shqiptar, si dhe gatishmërinë për të pranuar çdo pacient me problemet e zemrës në Qendrën spitalore të Tiranës.

Kryetari i KKSH, Jonuz Musliu e ka falënderuar për vizitën dhe gatishmërinë e treguar të delegacionit nga Tirana, ndërsa gjatë ditës kanë vazhduar takimet me autoritetet komunale, Shoqatën e Mjekëve të Luginës dhe studentët që vijojnë studimet në Tiranë. /Titulli.com/

 

Me shtrëngim duarsh të ushtarëve amerikan dhe serb, nisë projekti në Bujanoc (Foto)
QSA shpalos angazhimin në aktivitetin "Get together"(Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration