Lluçan, niset me marrë nuse, e "merr" shtyllën! (Foto)
Lokale

Lluçan, niset me marrë nuse, e "merr" shtyllën! (Foto)

02.Aug.2015 15:21
0
Në rrugën magjistrale që lidhë Bujanocin me Gjilanin e që kalon nëpër fshatin Lluçan të Komunës së Bujanocit rreth orës 14:15 minuta të ditës së diel ka ndodhur një aksident komunikacioni jo i zakonshëm.

Siç kanë raportuar dëshmitarët okularë në redaksinë e portalit informativ Titulli.com, një veturë me targa të huaja, pjesë e kolonës së dasmorëve që po shkonin për të marrë nuse, ka dalur nga kolona në tejkalim, duke humbur kontrollin dhe goditur një shtyllë elektrike buzë rrugës.

“Vetura e tipit Ford me targa të Zvicrës (ZH) goditi shtyllën kur tentoi tejkalimin. Ishte në kolonën e dasmorëve. Nga goditja shtylla ka lëvizur rreth një metër, mirëpo për fat të mirë e njëjta nuk është shembur mbi veturë”, ka thënë dëshmitari nga terreni, i cili njëherit ka siguruar fotografitë për Titullin.

Nga fotografitë e mëposhtme shihet qartë se vetura është dëmtuar dukshëm, ndërsa raportohet vetëm për lëndime të lehta të pasagjerëve.

Fati në këtë fatkeqësi rrugore është se përveç shtyllës që ka mbetur në këmbë, as telat që bartin energji elektrike nuk janë këputur dhe të bien mbi veturë, të cilat do të mund të shkaktonin edhe tragjedi në këtë ditë gëzim për familjet, pjesë e këtij gazmendi. /Titulli.com/

Nga dita e sotme rryma më shtrenjtë për 12 përqind
Kushte të rënda higjienike për emigrantët në Preshevë, situatë e njëjtë edhe në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration