A do të mbijetojë koalicioni i tanishëm në Bujanoc?
Lokale

A do të mbijetojë koalicioni i tanishëm në Bujanoc?

01.Aug.2015 17:34
0
Situata e krijuar të premten në seancën e Kuvendit Komunal në Bujanoc, pas ndërprerjes së saj dhe  pakënaqësive rreth ndryshimit dhe plotësimit të planit të punës dhe atij financiarë për vitin 2015-të i ndërmarrjes publike Drejtorati për ndërtim, ka nxitur një "cunami" reagimesh ndër partitë e koalicionit qeverisës lokal.

Pas pakënaqësive të shprehura haptas me këtë plan të Drejtoratit nga ana e Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD) e cila bashkëqeverisë me Partinë Demokratike (PD) të Nagip Arifit, pakënaqësitë janë shtuar edhe në radhët e pjesëtarëve serb të koalicionit, respektivisht të partisë së kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuciq, Partisë Përparimtare Serbe (PPS).

Sipas informative që kanë arritur nga terreni në redaksinë e portalit informativ Titulli.com, kjo pakënaqësi ka shtyrë këtë subjekt të mendojë largimin nga koalicioni.

“Pakënaqësitë kane qenë edhe më herët, ato janë rritur sidomos pas dështimit të mbledhjes së të premtes dhe situata është shumë serioze. Në shqyrtim është edhe largimi nga koalicioni qeverisës lokal”, ka thënë burimi nga terreni.

Ankesat, tashmë publike të një pjese të koalicionit, sipas tyre vijnë për shkak të investimeve kapitale që partneri kryesor që udhëheqë me koalicionin, PD, i bënë në terren, duke akuzuar se ato po adresohen tek militantët e tyre partiak.

Duhet theksuar se Partia Demokratike e Nagip Arifit, drejtuese e qeverisjes lokale, në koalicion ka vetëm një parti shqiptare, Lëvizjen e Progresit Demokratik të Jonuz Musliut si dhe të gjitha partitë tjera serbe dhe grupe qytetarësh që veprojnë në këtë komunë, e që kanë përfaqësues në Kuvendin Komunal.

Në opozitë janë përfaqësuesit e tre subjekteve shqiptare, Partia për Veprim Demokratik, Unioni Demokratik Shqiptar dhe Partia Demokratike Shqiptare.

Se sa do të mund të mbijetojë koalicioni i tanishëm mbetet të shihet rrjedha e situatës deri në fund të mandatit katërvjeçar, i cili edhe nuk është larg përfundimit. /Titulli.com/

Kërkesat e disa hoxhallarëve dhe pleqëve për të ikur nga Lugina drejt Turqisë?!
Bujanocasi kapet me 52 kilogram kokainë në kufirin Kanada - SHBA
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration