Me aktivitete sportive shënohet "Dita e mërgimtarëve" në Tërnoc (Foto)
Lokale

Me aktivitete sportive shënohet "Dita e mërgimtarëve" në Tërnoc (Foto)

31.Jul.2015 23:18
0
Në "Ditën e mërgimtarëve" në Luginë të Preshevës, respektivisht në Tërnoc, janë organizuar dy aktivitete sportive si dhe homazhe.

Kjo ditë ka nisur me një turne me biçikleta rreth Luginës së Preshevës dhe më pas një ndeshje futbolli mes të rinjve nga mërgata si dhe ata nga klubi futbollistik “Tërnoci”.

Turneu me biçikleta nisi në orën 8:00 të mëngjesit nga qendra e fshatit Tërnoc, për të arritur në Preshevë dhe kthyer sërish në Tërnoc, me një distancë të përgjithshme prej 52 kilometrave.

Rafet Ademi, njëri nga organizatorët i tha portalit Titulli.com se është ndarë i kënaqur me 12 pjesëmarrësit, në mesin e tyre edhe një 62 vjeçar.

Ai gjithashtu theksoi se gjatë gjithë trasesë së ndjekur nga biçiklistët, ata janë përcjell edhe nga makina ndihmëse, edhe pse nuk ka pasur ndonjë rast intervenimi.

Nga ana tjetër me rastin e hapjes së ndeshjes futbollistike vendas-mërgata, drejtori i KF Tërnocit, Enis Salihu ka falënderuar pjesëmarrësit në këtë aktivitet sportiv, derisa bashkatdhetarëve i ka dëshiruar qëndrim të rehatshëm në vendlindje.

Sipas tij ky është vitit i tretë që me një ndeshje miqësore shënohet “Dita e mërgimtarëve”.

Në emër të mërgimtarëve fjalën e mori Lazim Sulejmani, i cili pjesëmarrësve i shprehu mirënjohje për angazhim në këtë organizim.

Edhe kryetari i Bashkësisë Lokale të Tërnocit, Agim Haliti tha se shënimi i “Ditëve të mërgimtarëve” mund të jetë një rast ideal i shkëmbimit të mendimeve, njohjeve, për jetën në perëndim dhe në vendlindje.

Vlen theksuar se të pranishmit, pas aktiviteteve sportive kanë bërë homazhe tek varri i trajnerit të ndjerë Rexhep Adilit si dhe tek varri i Komandant Lleshit në Tërnoc. /Titulli.com/

Investimet me "ngjyra politike" bllokojnë punimet në KK të Bujanocit!
Pritje të gjata te Dheu i Bardhë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration