Investimet me "ngjyra politike" bllokojnë punimet në KK të Bujanocit!
Lokale

Investimet me "ngjyra politike" bllokojnë punimet në KK të Bujanocit!

31.Jul.2015 18:01
0
Ndonëse bashkëqeverisin më gjatë se dy vite, koalicioni mes Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD) dhe Partisë Demokratike (PD) edhe në seancën e së premtes e tregoi brishtësinë e saj.

Duke mos qenë të kënaqur me mënyrën e përcaktimit të investimeve kapitale infrastrukturore, këshilltarët e LPD-së kanë ngritur zërin në pikën e dytë të rendit të ditës së seancës, tek ndryshimi dhe plotësimi i planit të punës dhe atij financiarë për vitin 2015-të i ndërmarrjes publike Drejtorati për ndërtim.

Ata madje thanë se kjo drejtori, e cila menaxhohet nga kuadrot e Partisë Demokratike, investimet po i bënë sipas ngjyrimeve partiake.

Këshilltari Megzon Ismaili nga Nesalca si de Rexhep Hajredini nga fshati Osllarë, të dy nga radhët e LPD-së, kritikuan këtë mënyrë punë, duke thënë se investimet po shkojnë atje ku PD i ka militantët e vet.

Ata njëzëri kërkuan që të investohet në Nesalcë dhe Osllarë nga edhe janë të deleguar me votat e qytetarëve.

Me këtë nuk ishte dakord drejtori i këtij drejtorati Agim Haliti, i cili madje disa herë ka shprehë gatishmërinë që ta shkarkojnë nga kjo pozitë, nëse mendojnë se nuk po e kryen punën si duhet.

Pakënaqësi për mënyrën e ndarjes së investimeve infrastrukturore patën edhe dy këshilltarët tjerë nga radhët e partisë opozitare, Partisë për Veprim Demokratik, Enver Ramadani dhe Ragmi Mustafa, duke kërkuar investime kapitale edhe në Bujanoc.

Duke qenë kjo pikë problematike, kryetari i Kuvendit Komunal (KK) Jonuz Musliu u detyrua të caktojë edhe një pauzë, në të cilën siç ka mësuar Titulli.com, veç kryetarit të Kuvendit ka prezantuar edhe ai i Komunës, Nagip Arifi, për të gjet një zgjidhje, mirëpo LPD ka dalë e pakënaqur dhe kështu nuk ka pranuar që seanca të vazhdohet me ndryshimet dhe plotësimet e planit të punës dhe atij financiarë të paraparë për këtë ndërmarrje.

Pas pushimit disa minutash, Musliu ka ndërprerë seancën për ta vazhduar ate në ditën e hënë në orën 10h.

Në seancës e sotme të Kuvendit Komunal u arrit të aprovohet vetëm një pikë, nga 11 të parapara, ajo mbi rishikimin e buxhetit të Komunës së Bujanocit për vitin 2015-të. /Titulli.com/

Në shtator Medvegja në zgjedhje
Me aktivitete sportive shënohet "Dita e mërgimtarëve" në Tërnoc (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration