"Mungesën e maternitetit askush nuk e ka vuajtur më shumë se gratë shqiptare"
Lokale

"Mungesën e maternitetit askush nuk e ka vuajtur më shumë se gratë shqiptare"

30.Jul.2015 17:10
0
Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar ndaj mungesës së maternitetit për 26 vite në Luginën e Preshëvës. Ajo ka dalë në mbrojtje të grave, që sipas saj janë ato që janë detyruar që të lindin në Serbi, në një largësi deri në 40 km.

Më poshtë mund të lexoni postimin e deputetes në Facebook:

Çështja të cilën do ta ngris sot është rifunksionalizimi i maternitetit në Luginë, meqë ky shqetësim është ngritur në këtë parlament në një takim të përbashkët të Gruas Mbarëshqiptare!

Mungesën e maternitetit për 26 vite më radhë askush nuk e ka vuajtur më shumë se gratë shqiptare të cilat kanë qenë të detyruara që fëmijët e tyre t'i lindin qoftë në ndonjë qytet të Kosovës qoftë në Vrajë të Serbisë, në një largësi mbi 40 km.

Pas kaq viteve të diskriminimit të shqiptarëve të Luginës, të cilëve me format më jodemokratike u janë mohuar të drejtat e tyre, kryeministri serb Aleksandër Vuçiç mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të maternitetit por edhe në këtë rast ai u deklarua kundër simboleve shqiptare dhe identitetit shqiptar.

Materniteti është ndihmuar nga Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë dhe para pak ditësh është kryer lindja e parë.

Prandaj, mbetet shqetesues fakti dhe brenga e shprehur nga gratë e Preshevës që ky maternitet të jetë shumë më kompletuar dhe të ofroj trajtim edhe per rastet e komplikuara për të cilat nënat shqiptare atje, do të detyrohen që përsëri të marrin rrugën e Kosovës, ose qyteteve tjera me te largëta andej, në Serbi.

Kryeministri serb Vuçic duhet të distancohet nga deklaratat e fryra politike, dhe të shtojë përkujdesjen qeveritare për shërbimet publike në shëndetësi, arsim në viset ku jetojnë shqiptarët.

Turne me biçikleta rreth Luginës
Vatra: Shqipëria dhe Kosova harruan fondin për Luginën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration