Emigrantët dhe tregtia me njerëz
Lokale

Emigrantët dhe tregtia me njerëz

28.Jul.2015 21:45
0
Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Vrajë, ka mbajtur në Preshevë tribunën "Rreziqet e emigrantëve nga tregëtia me njerëz në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke iu referuar situatës në jug të Serbisë".

Qëllimi i tribunës ka qenë që në kuadër të shënimit të 30 korrikut, Ditës Ndërkombëtare të Luftës Kundër Kontrabandimit me Njerëz, të tërheqet vëmendja e publikut dhe të informohen insitucionet përkatëse lokale, OJQ-të dhe qytetarët, me rrezikun e rritur të tregëtisë me njerëz, shkeljen e drejtave themelore të njeriut dhe rreziqet  me të cilat ekspozohen në mijëra refugjatë të cilët ikin nga konflikti i armatosur, dhuna dhe nga varfëria.

Në tribunë kanë marrë pjesë: Koordinatori kombëtar për luftën kundër tregëtisë me njerëz, Rrjeti AT, OJQ Atina, OJQ Grupa 484, OJQ Astra, Qendra për Mbrojtjen e Viktimave të Kontrabandimit me Njerëz, Kryqi Kuq, Komesariati për Refugjatë dhe Emigrimi i RS-së dhe Këshilli i Drejtave të Njeriut nga Bujanoci dhe Presheva, shkruan JugMedia.

Në të njejtën ditë është nisur edhe aksioni i mbledhjes së ndihmës emergjente për gratë dhe fëmijët e emigrantëve në Qendrën Kolektive për Pranimin e Emigrantëve në Stacionin Hekurudhor, në Preshevë.

Në këtë mënyrë të gjithë partnerët dhe pjesëmarrësit kanë shënuar 30 korrikun – Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Tregëtisë me Njerëz.

Tribuna ka qenë e dedikuar rrjeteve lokale për zhdukjen dhe luftën kundër tregëtisë me njerëz, ndërsa ajo përfshin: OJQ-të, policinë, shëndetësinë, arsimin, gjyqësinë, prokurorinë, vetqeverisjet lokale, qendrën për punë sociale, mediat në Preshevë, Bujanoc dhe Vrajë, si dhe gjithë publikun./Titulli.com.

Vulin: Na nevojitet ndihma për emigrantët
Lirohet nga paraburgimi djali i Jonuz Musliut
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration