Vulin: Na nevojitet ndihma për emigrantët
Lokale

Vulin: Na nevojitet ndihma për emigrantët

28.Jul.2015 21:42
0
Ministri për Punë, Punësim dhe për çështje Sociale dhe Veterane, Alleksandar Vulin, dje në Preshevë ka deklaruar se shteti çdo ditë ndan rreth 15.000 euro për pranimin e emigrantëve dhe se kjo shifër vetëm se shkon në rritje dhe kështu Serbisë iu është e nevojshme ndihma nga bashkësia ndërkombëtare.

Vulini gjatë vizitës së Qendrës Kolektive për Pranimin e Emigrantëve në Preshevë, ka theksuar se para dy ditëve ka pasur takim me delegacionin e lartë të UNHCR-së nga Gjeneva, delegacion i cili ka „qenë i impresionuar me përgjigjen e shtetit të Serbisë, sepse asnjë shtet lidhje me emigrantët nuk është sjellur kështu në mënyrë organizative, humane dhe efikase si shteti i Serbisë“.

 „Ky është qëndrimi zyrtar i UNHCR-së dhe Kombeve të Bashkuara, dhe kto konsiderojnë se Serbia vetëm se mund të përgëzohet. Sigurisht se na duhet edhe ndihma. Mirëpo as ndihma UNHCR-së nuk është e mjaftueshme, vendet e rajonit e posaçërisht BE-ja, duhen ta definojnë politikën se çka të bëhet me këta njerëz“, ka theksuar Vulin. /Titulli.com/

Vendosi tërnocasi i dytë, do të luaj për Kombëtaren
Emigrantët dhe tregtia me njerëz
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration