Këngëtari i njohur  preshevar Flamur Iljazi-Buli me albumin e parë
Lokale

Këngëtari i njohur preshevar Flamur Iljazi-Buli me albumin e parë

28.Jul.2015 00:34
0
Këto ditë këngëtari i njohur preshevar Flamur Iljazi-Buli para dashamirëve të muzikës popullore ka shpalosur albumin e tij të parë me këngë popullore.

Albumi titullohet “Buli live” dhe gjendet në pikat e shitjes në Luginë, Kosovë dhe në Shqipëri.

Me këtë rast, Buli, gazetarit të portalit Titulli.com, në një intervistë të shkurt lidhur me projektin e tij të ri, theksoi rëndësinë si dhe shpjegoi zanafillën e marrjes me këngë të zhanrit popullor. 

Titulli: Nga cila moshë keni filluar të këndoni? 

Buli: Të këndoj kam filluar vonë, diku para tetë viteve, por si fëmijë duke pasur dëshirë të jem këngëtar  fillova, por këtu në vendin tonë mungon përkrahja e artistëve të rinj dhe për atë arsye kam filluar vonë,  por për shumë pak vite që kam filluar, mendoj se kam arritur një sukses shumë të mirë. 

Titulli: Me cilat grupe muzikore bashkëpunoni? 

Buli: Zakonisht bashkëpunoj me grupe muzikore nga vendi jonë i bukur Lugina e Preshevës.

Titulli: Keni edituar albumin më të ri, na thuani me çfarë zhanri janë këngët brenda albumit?

Buli: Albumi përmban gjithsejtë 18 këngë. Janë këngë dasmash, pasi që dhe është sezona e dasmave. Ky album është incizuar live në produksionin “Remi” Mitrovicë dhe orkestruar nga Ferki dhe Musa me sint…

Titulli: Si është pritur albumi i parë?

Buli: Albumi është pritur shumë mirë në Preshevë, mendoj është në shitje dhe në Kosovë, Maqedoni dhe në Shqipëri.  Kam informata se ka shitje të mirë, por nuk pres edhe aq shumë se këtë e kam bërë thjesht të jetë një “letërnjoftim” i imi.

Titulli: Planet tuaja në të ardhmen ?

Buli: Kam në plan menjëherë mbas sezonit, se kam një sezon shumë të ngarkuar me dasma, dhe menjëherë pasi t’i kryej, do ta bëj dhe një album me këngë popullore, këngë të shpirtit si i quajmë ne, dhe pastaj do t’i kurorëzoj me një video spot një sofer Preshevare…

Vlen të theksohet se këngëtari Buli përpos dasmave të sezonit, ai këndon edhe në diasporë dhe është shumë i mirëpritur nga bashkatdhetarët dhe dashamirët e muzikës së tij. /Titulli.com/

Emergjente jetësimi i marrëveshjeve për qarkullim mes Serbisë dhe Kosovës
Sherifi: Të vendosur për gjallërimin e Malësisë së Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration