"Dituria" në aksion: Uro festën, shkëmbe vizita, jep dhurata dhe fal dashuri
Lokale

"Dituria" në aksion: Uro festën, shkëmbe vizita, jep dhurata dhe fal dashuri

18.Jul.2015 21:06
0
Shoqata Kulturore "DITURIA" me qëllim që të jetë sa më pranë fëmijëve dhe qytetarëve në ditën e festës së Fitër Bajramit ka realizuar aktivitetin tradicional çokollatat e Bajramit në Komunën e Preshevës dhe Bujanocit.

“Aktiviteti u realizua nga aktivistët tanë që janë nxënës të shkollës së mesme Gjimnazi “SKENDERBEU” në Preshevë. Shoqata Kulturore “DITURIA” falënderon nxënësit e Gjimnazit “SKENDERBU” për kontribut e dhënë gjatë ditës së Fitër Bajramit”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Dituria.

Në Preshevë u shpërndanë 1200 kartolina të bashkangjitur me një çokollatë me mesazhin: Uro festën, shkëmbe vizita, jep dhurata dhe fal dashuri.

Dhuratat iu shpërndanë kalimtarëve të rastit dhe nëpër kafene. Për dallim nga vitit i kaluar në këtë vit dhurata e shpërndanë edhe me dy biçikleta. Gjithashtu edhe në Komunën e Bujanocit u shpërndanë  1000 kartolina po me të njëjtin mesazh.

Shoqata Kulturore “DITURIA” ka urouar festën e Fitër Bajramit, duke u dëshiruar çdo të mirë ne këtë festë dhe në jetë.

Dheu i Bardhë: Pritje të gjata, kolonat deri në 2 km
Evropa në këmbë, kërkon Arbnor Fejzullahun!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration