Futbollisti preshevar, Atdhe Nuhiu synon Premier Leaguen
Lokale

Futbollisti preshevar, Atdhe Nuhiu synon Premier Leaguen

18.Jul.2015 13:55
0
Sulmuesi nga Presheva, Atdhe Nuhiu shpreson që të mos mbetet gjatë në "Championship" (kategoria e dytë angleze).

Synimi i sulmuesit të Sheffield Wednesday është që në një të ardhme të afërt të luajë në një skuadër të Premier Leagues së Anglisë.

Ai ka thënë se ka interes për të, por asgjë konkrete. 
"Ende nuk ka asgjë konkrete me gjithë interesimin e disa skuadrave. Do të jetë vështirë në këtë kohë Premier League, por do të shohim se çfarë do të ndodhë. Dëshira është që të luaj në ndonjë skuadër të Premier Leagues. Ky është synimi im, por nuk do të jetë e lehtë. Anglia ka një futboll jashtëzakonisht të fortë", ka thënë Nuhiu për “Kohën Ditore”.

Nuhiu 25-vjeçar me Sheffield Wednesday ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Te kjo skuadër u transferua në verën e vitit 2013 nga skuadra austriake Rapid Vjena. Më herët ka luajtur edhe për disa skuadra të tjera në Austri, si dhe në skuadrën e Eskisehirsporit të Turqisë.

Nuhiu më herët ka luajtur 13 ndeshje për U21 e Austrisë, ku ka shënuar shtatë gola. Ai e ka kërkuar rregullisht inkuadrimin në ekipin "A" të Austrisë, por deri më tash nuk është ftuar. Interesim për Nuhiun kanë shprehur në të kaluarën edhe Shqipëria e Kosova. 
"Nuk ka ende asgjë rreth përfaqësueses. Nuk kam ndonjë vendim", ka theksuar Nuhiu.

Presioni ndaj portalit Titulli, ndërhyrje dhe trysni ndaj medias së lirë
Kujdes udhëtimet nëpër këtë nxehtësi, shfrytëzoni këto vendkalime kufitare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration