Novi Pazari jep 50 mijë euro donacione për refugjatët në Preshevë
Lokale

Novi Pazari jep 50 mijë euro donacione për refugjatët në Preshevë

05.Jul.2015 12:06
0
Kohët e fundit qyteti i Preshevës është vërshuar me refugjatë e ardhur nga Siria, Afganistani e Afrika, të cilët kanë ikur nga vatrat e tyre për shkak të gjendjes se luftës.

Emigrantët e ardhur këtu ballafaqohen me probleme të ndryshme të vendqëndrimit, ushqimit dhe ndihmave tjera higjienike, shkruan Titulli.com.

Aleksandër Vulin, ministër për Punë dhe Çështje Sociale të Serbisë gjatë vizitës që i bëri kohë më parë patë deklaruar se ju ka drejtuar Komisionit Evropian dhe UNHCR­-së  për  nevoja në ushqim, ujë, ilaçe shumë gjëra të tjera. 

Kryqi i Kuq në Preshevë ka shpërndarë për refugjatët ndihma higjienike dhe ushqimore nga rezervat e tij vjetore, donacionet e UNHCR dhe donatorët privat.

Ahmet Alimi, sekretari të Kryqit të Kuq në Preshevë ka deklaruar për Titulli.com se i është shpërndarë ndihma për 8000 persona për dhjetë ditë. 

Ai tha se nga qyteti i Novi Pazarit kanë arritur artikuj ushqimor dhe higjienik me vlerë prej 50 mijë euro dhe nga kjo do shpërndahen  1200 pako edhe për qytetarët në nevojë të komunës së Preshevës. 

Për shkak të numrit të madh të refugjatëve në Presheva ato po qëndrojnë nëpër kampe të ndryshme, ambiente private, ndërsa pas vizitës së Aleksandër Vulin tani po bëhet gati ndërtesa në stacionin hekurudhorë të Preshevës ku do strehohen përkohësisht refugjatët. 

Emigrantët qytetin e Preshevës e shfrytëzojnë si vendkalim duke qëndruar për kohë të caktuar derisa ata të pajisen me dokumentacione qëndrimi nga stacioni policorë dhe pastaj vazhdojnë rrugëtimin drejt vendeve të ndryshme evropiane./Titulli.com/

 

"Heqja e pllakës, lëvizje e duhur, por jo e mjaftueshme"
Trashëgimia kulturore në Luginë të Preshevës, veçoritë, gjendja dhe perspektiva
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration