Humbje me ndërprerje për Shefatin
Lokale

Humbje me ndërprerje për Shefatin

04.Jul.2015 23:44
0

Trajneri i boksierit nga Lugina e Preshevës, Shefat Isufit, ka dorëzuar meçin të zhvilluar të shtunën në Mynih të Gjermanisë, respektivisht titullin, kundër polakut Dariusz Sek.

Me këtë fitore, boksieri nga Polonia, Dariusz Sek, morri titullin e kampionit në kategorinë WBC gjysmë të rëndë të Euroazisë.

Meçi u ndërpre në raundin e tetë kur boksierit shqiptar, nga goditjet e marra, i shpërtheu gjaku në hundë. Me këtë rast trajneri hodhi peshqirin në dyshemen e ringut, raporton Titulli.com.

Vlen theksuar se deri në momentin e fundit, boksieri nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit tregoi klasin, mirëpo raundet e fundit nuk shkuan në favorin e tij.

Ndonëse ky dyluftim përfundoi me humbje, përkrahja e bashkëvendasve nga Lugina e Preshevës për Shefatin nuk mungon, të cilët vazhdojnë ta përkrahin angazhimin e tij në këtë sport. /Titulli.com/

Pllaka memoriale e Xhandarmërisë hiqet nga fshati Lluçan (Foto)
"Heqja e pllakës, lëvizje e duhur, por jo e mjaftueshme"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration