Preshevë: Gazetat serbe me të shitura se ato shqiptare
Lokale

Preshevë: Gazetat serbe me të shitura se ato shqiptare

04.Jul.2015 10:18
0

Gazetat ditore në gjuhën shqipe dhe atë serbe shiten nëpër kisoqe të ndryshme në Preshevë.

Sipas shitësve shtypi nga Kosova vjen me vonesa të theksuara dhe here pas here nuk arrin tek lexuesit shqiptar, ndërsa shtypi ditor serb është më i rregullt, shkruan Titulli.com.

Përveç shtypit nga Kosova që vjen jo rregullisht në Preshevë dhe ate me vonesë, në disa qoshqe prapa stacionit të autobusëve shitet shtypi i përditshëm serb.                       

Mafak Aliu, shitës në një nga kiosqet e Preshevës ka deklaruar për Titulli.com se  shtypi serb vjen me kohë në orën 8 të mëngjesit dhe se ka lexuesit e rregullt të kësaj kategorie.

“E blejnë intelektualët dhe çka është më me rëndësi vjen me kohë, që nga ora 8.00 e mëngjesit dhe janë të gjitha llojet e gazetave. Edhe çmimi është i arsyeshëm, fillon nga 25 dinarë e më e shtrenjta është 40 dinarë”, deklaroi Aliu.

Sipas tij gazeta më e shitur ditore  është gazeta “Blic” e Beogradit.

Një lexues i rregullt i gazetës “Blic” në gjuhën serbe që deshi të mbetet anonim për lexuesit B.A nga Presheva thotë  se ai e blen çdo ditë për të mësuar rreth ngjarjeve aktuale në vend. 

“Shtypi nga Kosova nuk është i sigurt që vjen, dhe se shitet vetëm në qoshkun kryesor në qendër dhe të dielën mungon, pra nuk vjen fare dhe kështu e marrë çdo ditë “Blicin”, theksoi lexuesi me inicialet B.A. 

Sipas gazetashitësve shtypi i përditshëm mbetet akoma interesim vetëm i gjeneratës së vjetër sepse mosha e re përdor teknologjinë bashkëkohore dhe me shumë shfletohen mediat online që janë më pakë të kushtueshme./Titulli.com/

90 kandidatë të ri në provimin pranues të Fakultetit Ekonomik në Bujanoc
Qytetarët e Luginës pa dokumente, kërkohet mirëkuptim nga policia
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration