Musliu: Pasivizimi i venbanimeve, racizëm nga Serbia (Video)
Lokale

Musliu: Pasivizimi i venbanimeve, racizëm nga Serbia (Video)

03.Jul.2015 00:17
0

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, në një intervistë ekskluzive për Titullin, flet për fushat ku është kompetent Këshilli Kombëtar, për bashkëpunimin me institucionet lokale e republikane, me Shqipërinë e Kosovën, si dhe me bashkësinë ndërkombëtare.

Për tekstet shkollore në gjuhën shqipe Musliu thotë se obligimi i KKSH-së është që prej vitit të ardhshëm shkollor nxënësit shqiptar të kenë tekstet nga Kosova dhe Shqipëria, ndërsa sa i përket fenomenit të pasivizimit të vendbanimeve, ai akuzon shtetin e Serbisë,  duke e quajtur këtë akt “racizëm”. 

Titulli: Po fillojmë intervistën me kompetencat e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) me radhë. Në fushën e kulturës cilat janë planet, pasi kemi kërkesa e propozime për themelimin e disa institucioneve, siç janë teatri profesionist, muzeu, arkivat e trashëgimisë kulturore e të tjera?

Jonuz Musliu: Dihet së ndër shtyllat kryesore të këshillit nacional është edhe kultura. Sa i përket teatrit profesional, ne si rajon, dihet se sa kemi hapësirë edhe përkundër vullnetit dhe dëshirës. Ka nevojë ta kemi një teatër të këtillë, por mundësitë janë të vogla me mjetet që posedon këshilli. Megjithatë në bazë të programit, pasi që kemi komisionin për kulturë, në projekt janë, pasi që kemi disa kërkesa nga teatrot amatore, por me kushtet dhe rrethanat e KKSH-së mundësitë janë shumë të vogla. Mendoj se në të ardhmen duhet të kemi më afër Kosovën dhe Shqipërinë, t’i bëjmë ftesa të vijnë e të japin shfaqje në Bujanoc e Preshevë. Është momenti të na ndihmojnë Shqipëria e Kosova, jo vetëm në fushën e kulturës, por edhe në fushat tjera.

Titulli: Si e vlerësoni gjendjen aktuale në fushën e arsimit, pasi në këtë fushë ekziston problem i madh i mungesës së teksteve shkollore në gjuhën shqipe?

Jonuz Musliu: Ne edhe në zgjedhje si koalicion kemi paraqitur platformën e përbashkët për zgjidhjen e problemeve në arsim, kur dihet se problemi i arsimit në Luginë është tejet i madh, si mungesa e teksteve mësimore, pastaj mospërputhja e teksteve e planprogrameve, dhe të tjera. Edhe përkundër tendencave që të zgjidhen këto probleme, qeveria e Serbisë e ka parë situatën me sy krejt ndryshe për të mos lënë shqiptarët të mësojnë krahas shokëve të tyre përreth. Gjendjen me tekstet e din edhe faktori ndërkombëtar, e dijnë edhe Kosova e Shqipëria, por e din edhe ministria e arsimit. Ne si koalicion kemi shtyllë kryesore që tekstet të jenë nga Kosova dhe Shqipëria si bazë për vitin 2015/2016. Vetë ministri i arsimit të Kosovës e pa se si zhvillohet mësimi, në çfarë kushte, me çka ballafaqohen nxënësit. Premtimi i ministrit ka qenë që sivjet së paku të bisedohet në mënyrë urgjente me ministrin e arsimit të Serbisë në Bruksel. Mendoj se është koha që tekstet të vijnë legalisht, edhe qëllimi i KKSH-së është që të jenë tekstet mësimore legale. Pjesa tjetër është që nuk ka hapësirë për përkthime siç kanë filluar më herët sepse cilësia nuk është në nivel, sepse këto përkthime mund t’i bëjë vetëm Akademia, e jo individët pa marr parasysh  sa është profesional. Në bazë të premtimit të ministrit, tekstet janë duke u shtypur në Kosovë, por e dyta është që të ketë një reciprocitet me serbët e Kosovës. Kur për ata nuk ka kurrfarë pengese në zhvillimin e mësimit me tekstet mësimore të Serbisë, pse ne të pengohemi. Nuk e di çka e pengon Serbinë që nxënësi shqiptar të mësojë në gjuhën amtare. Këtu duhet të kemi një unifikim të faktorit shqiptar dhe duhet detyruar Serbinë, pasi Serbia nuk është e interesuar  që t’i jap të drejta shqiptarëve, të lejojë tekstet, të zhvillohet mësimi. Por edhe ne duhet të angazhohemi më tepër për këtë çështje, prandaj obligimi i Këshillit Kombëtar dhe i koalicionit që për vitin 2015/2016 në duart e nxënësve të jenë tekstet mësimore të Kosovës dhe Shqipërisë.

Titulli: Në aspektin medial çfarë bashkëpunimi keni me mediat lokale? Çfarë mund të na thoni për iniciativën  për themelimin e RTV “Lugina”?

Jonuz Musliu: Janë dy televizionet publike RTV Presheva dhe RTV Bujanoci si dhe Radio Medvegja. Por qeveria dhe Agjencia për Privatizim ka marr vendim që këto mediume të privatizohen deri më një korrik. Këtë datë se kemi dashur as ne si shqiptarë, por as qytetarët e Bujanocit dhe Preshevës të mbesin në errësirë pa informim. Edhe pse kemi kemi kërkuar që këto mediume të mbeten, dhe kemi mbajtur disa takime me sekretarët shtetërorë dhe vetë ministrat, u pa se nuk ka vullnet, pasi kjo erë vie nga Bashkimi Evropian të privatizohen mediat publike. Në kuadër të këshillit, ne kemi marr një vendim të themelohet Radiotelevizioni Shqiptar i Luginës së Preshevës, pasi ligji na mundëson. Pasi KNSH është i shqiptarëve iu kemi drejtuar Ministrisë së Kulturës dhe Informimit që shqiptarët të mos mbeten në errësirë sa i përket informimit. Ne kemi sjell vendimin mbi themelimin ndërsa organin i cili merret me regjistrimin e televizionit e ka marr përsipër Komisioni për Informim, që edhe me ndihmën e avokatëve sa më shpejtë ta regjistrojmë. Besoj që nuk do të ketë pengesa në këtë drejtim. Pengesa mund të ketë rreth financimit, por besoj se do të bëhen projekte, por do të na ndihmojnë edhe dy komunat Presheva dhe Bujanoci, pasi që kemi premtime nga dy kryetarët.

Titulli: Përdorimi i gjuhës dhe shkrimit shqip përbënë një problem në vete në komunat e banuara me shqiptarë. Sa jeni të kënaqur në KKSH me përdorimin e gjuhës dhe shkrimit shqip, si në organet lokale poashtu edhe në ato republikane?

Jonuz Musliu: Sa i përket gjuhës shqipe, në bazë edhe të ligjit që lejohet në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë. Pasi që edhe me ligj na takon, ne kemi mbajtur seancë të kuvendit komunal ku kemi bërë apel tek ndërmarrjet publike, por edhe në institucionet shtetërore, siç janë gjykatat dhe policia, të respektohet dygjuhësia, sepse jemi shumicë në Luginë. Megjithatë, nuk po shkon ashtu siç duhet. Kemi pasur raste kur vetëm në një gjuhë shkojnë shkojnë ftesat, e nënat dhe motrat tona gjithë nuk e dijnë gjuhën serbe, nuk e dijnë për çfarë janë ato ftesa. Në do t’i bëjmë presion edhe qeverisë, edhe institucioneve të lartëpërmendura që të gjitha dokumentet t’i lëshojnë në dy gjuhë. Nuk shoh ndonjë përparim edhe në polici edhe në gjyqësi dhe kjo është një brengë e madhe për KKSH-në dhe besoj që nedo të lëvizim në këtë drejtim.

Titulli: Sa ka buxhet KKSH, a mund të përkrahni financiarisht projektet tuaja dhe të organizatave të ndryshme joqeveritare?

Jonuz Musliu: Buxheti i KKSH-së është zvogëluar, pasi që ne nuk kemi dal në regjistrimin e vitit 2011 dhe na kanë dhënë një shifër qesharake 5800 shqiptarë. Me këtë është zvogëluar edhe numri i këshilltarëve nga 19 në 15, e me këtë është zvogëluar edhe buxheti. Kjo është tendenca e qeverisë së Serbisë që shqiptarët të mos kenë hapësira në këtë këshill, sepse dihet kompetencat e këshillit, por problemet duhet të zgjidhen edhe në fushat tjera. Buxheti i ulët, kemi shumë shpenzime mujore, edhe përkundër asaj që disa muaj jam këtu pa pagesë, nuk po shoh që zgjidha diçka. Duhet të funksionojnë së paku kërkesat e qytetarëve që janë të shumta, shembull të ndihmojmë një student, në fushën e kulturës të ftojmë një ansambël të vijë në Luginë të Preshevës, apo të shpërblejmë mësuesin apo nxënësin më të mirë. Pasi ky këshill është të ndihmoj qytetarët mundësitë janë të vogla dhe nuk kemi pasur hapësirë të ndihmojmë.

Titulli: Sa po e përkrahin qeverisja lokale në Bujanoc e Preshevë funksionimin dhe avancimin e punës së KKSH-së?

Jonuz Musliu: Qeverisjet lokale deri më tani iu kanë përgjigjur ndarjes së mjeteve, pasi jemi në koalicion të përbashkët me kryetarët e Preshevës dhe Bujanocit. Megjithatë, hapësirat dhe mundësitë të cilët janë, është stërngarkuar këshilli nacional. Këshilli nuk është vetëm të ndajë rroga, por të zgjedh problemet, dhe këtë duhet ta dijnë të gjithë, ky vend është një dritë që i jepet qytetarëve shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Titulli: Kohëve të fundit kemi ankesa nga qytetarët për pasivizim të vendbanimeve të Malësisë së Bujanocit. Si e shihni këtë problematikë?

Jonuz Musliu: Edhe këtë shqetësim e kam paraqitur në Ministrinë e Punëve të Brendshme edhe në Vranjë edhe në Leskoc. Numri, i cili më është dhënë zyrtarisht, është simbolik. Ankesat e qytetarëve thonë se është numri i madh i pasivizimeve, por është e keqja se edhe shqiptarët shumë “dembela”. Vijnë, lajmërojnë rastin, por nuk japin deklaratë, nuk sjellin dokumente që është pasivizuar. Ne e dijmë që nuk është numri vetëm 244, këtu ka me qindra të pasivizuar. Kemi haour edhe zyren në Gjilan për Malësinë e Bujanocit dhe Preshevës, por edhe atje shumë pak kanë shkuar. Ftoj të gjithë ata që janë pasivizuar të lajmërohen në KNSH në Bujanoc por edhe në zyren e Luginës në Gjilan, por edhe në Medvegjë, edhe në Preshevë, të kemi një numër të saktë e t’i drejtohemi Gykatës Kushtetuese, por edhe ambasadave të akredituara në Beograd, pse të pasivizohen shqiptarët, pse t’i merret e drejta e vendbanimit. Askund në botë nuk ka, vetëm në Luginë të Preshevës. Një gjë e këtillë nuk ndodh në Serbi, edhe pse lëvizin qytetarët. Një qytetari shqiptar të Luginës, i cili është lindur e rritur, e pas 40, 50 apo 60 vite i merret e drejta e vendbanimit, kjo është racizëm, kjo është e patolerueshme, kjo ndodh vetëm këtu. Mendoj se është koha që shqiptarët të unifikohen dhe këtë problem ta zgjidhim.

Titulli: Më herët përmendet Kosovën dhe Shqipërinë. A po ndihmohet dhe çfarë ndihme prisni nga Kosova e Shqipëria?

Jonuz Musliu: Të them të drejtën ndihmat deri më tani janë vetëm deklarative. Konkretisht ende nuk kemi asgjë, edhe pse kemi kërkuar që të jemi pjesë e buxhetit të Kosovës dhe Shqipërisë, kur dihet se ndahen 40 milionë nga Serbia për serbët e Kosovës, pse mos të jemi edhe ne shqiptarët në kuadër të buxhetit të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë. Është momenti që të mbështeten shqiptarët. Është një e mirë që kanë filluar të vijnë ministrat nga Kosova, kemi bërë kërkesë edhe zonjës Nikolla që të vijë dhe të vizitojë Luginën e Preshevës. Ata duhet të lëvizin në drejtim të Luginës, ata të shohin një realitet në Luginë të Preshevës. Ndryshe është kur ne shkojmë e deklarojmë, e ndryshe kur vjen vet ministri dhe e sheh gjendjen reale, të takohen me qytetarët të bisedojnë e të shohin me çfarë halle e probleme ballafaqohen. Patëm vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, por të vijë edhe kryeministri i Kosovës dhe ministrat tjerë. Por jo vetëm në mënyrë deklarative, por edhe të na ndihmojnë. Jo vetëm në regjistrimin e studentëve, por të vijnë të ofrojnë kushte për jetë të qytetarëve të Luginës së Preshevës.

Titulli: Çfarë bashkëpunimi keni me bashkësinë ndërkombëtare, me organizatat ndërkombëtare që veprojnë këtu dhe ambasadat e huaja?

Jonuz Musliu: Kemi një bashkëpunim të mire, kemi takime të shpeshta. Kontaktojmë, njoftohen me problemet jo vetëm të KKSH-së, por me të gjithë problemet në Luginë të Preshevës. Shpeshë i shkruajmë drejtpërdrejt, i drejtohemi me kërkesa. Marrëdhëniet janë të shkëlqyera me ambasadat e akredituara në Beograd, me OSBE-në, që e kanë edhe selinë në Bujanoc. Monitorohet çdo gjë dhe kjo është në të mirë jo vetëm të KKSH-së, por të gjithë shqiptarëve.  

VIDEO

 

 
 
 

 

 

SHBA pritje për Ditën e Pavarësisë, pjesëmarrës edhe liderët shqiptarë
Universiteti i Gjilanit shpall konkurs, 250 studentë do të pranohen nga Lugina
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration