Vuçiq do të vizitojë Luginën, inskenon "tensione" në këtë rajon?!
Lokale

Vuçiq do të vizitojë Luginën, inskenon "tensione" në këtë rajon?!

02.Jul.2015 19:40
0

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar që brenda 15 ditëve të ardhshme, së bashku me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, do të vizitojë Bujanocin dhe Preshevën për të parë se, siç ka thënë, çfarë duhet të ndërmerret për uljen e “tensioneve” në këtë pjesë.

Por, në një prononcim për mediat serbe, ai nuk ka sqaruar se për çfarë tensione konkretisht e ka pasur fjalën ai.

“Së bashku me përfaqësuesit e BE-së do të vizitojë Bujanocin dhe Preshevën, për të parë se si mund të ulim tensionet mes popullit shqiptar dhe serb” ka thënë ai, transmeton lajmi.net.

Ndërsa ai ka thënë se dëshiron që shqiptarët dhe serbët të jetojnë së bashku, me njëri tjetrin dhe duke u ndihmuar mes vete.

“Edhe shqiptarët edhe serbët të jenë të lumtur, të mos frikësohen nga njëri tjetri dhe të jetojnë sipas dëshirës njëri afër tjetrit apo njëri me tjetrin, por kanë edhe të drejtën e plotë që të jetojnë jetë më të mirë se që kanë jetuar” ka thënë Vuçiq. /Titulli.com/

Turqia shtron iftar për mijëra qytetarë të Luginës së Preshevës (Foto)
SHBA pritje për Ditën e Pavarësisë, pjesëmarrës edhe liderët shqiptarë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration