Forca ushtarake me armatim të rëndë drejt bazës "Jug" në Bujanoc? (Video)
Lokale

Forca ushtarake me armatim të rëndë drejt bazës "Jug" në Bujanoc? (Video)

30.Jun.2015 19:46
0
Rreth orës 17:30 minuta të ditës së martë, kolona me makineri ushtarake të Republikës së Serbisë, ka bërë transportimin e ushtarëve dhe armatimit të rëndë.

Kolona me rreth dymbëdhjetë makineri të rënda ushtarake nga drejtimi i Vranjës janë drejtuar drejt bazës “Jug” në Luginë të Preshevës, respektivisht në periferi të Bujanocit.

Kamionët, përveç që bartinin ushtarët, prapa tërhiqnin edhe topat e kalibrit të madh, raporton Titulli.com.

Një lëvizje e ngjashme e forcave të armatosura të shtunën, më 27 qershor, ishte regjistruar edhe në fshatin Tërnoc, kur makineria ushtarake po bënte lëvizjen nga Tërnoci në drejtim të Bujanocit.

Deri më tani nuk ka asnjë informatë nga zyrtarët për lëvizjet e forcave në fjalë./Titulli.com/

VIDEO

Kuvendi debaton për RTB-në, programi social temë e nxehtë
Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, formohet grupi parlamentar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration