Austria e interesuar për investime në Luginë të Preshevës (Video)
Lokale

Austria e interesuar për investime në Luginë të Preshevës (Video)

29.Jun.2015 21:56
0

Kryetari i Fondit Humanitar të Kosovës Lindore (FHKL) me seli në Zvicër, Xhelal Memeti është takuar me presidenten për Zhvillim Ekonomike pranë qytetit të Linzit në Austri, Doris Margreiter, njëherit kryetare e Forumit të Gruas në Partinë Socialdemokrate.

Temë e këtij takimi të rëndësishëm ishte shqyrtimi i mundësive për krijimin e urave mes bizneseve të Austrisë dhe atyre të Luginës së Preshevës.

Me këtë rast para nikoqirëve, Memeti ka shpalosur programin e tij për investime dhe rimëkëmbjen e ekonomisë, përmes zhvillimit të biznesit të vogël dhe të mesëm, por edhe projektin aktual atë të ndërtimit të 100 shtëpive në Luginë të Preshevës.

Doris Margreiter shprehu kënaqësinë që delegacioni shqiptar i është drejtuar asaj për një vizitë, në mënyrë që të shqyrtohen problematikat dhe mundësitë e bashkëpunimit mes kompanive austriake dhe ato të Luginës.

“Do të shohim në të ardhmen se çfarë mund të ndihmojmë, të ndërtojmë një shtëpi apo bashkëpunim të mëtutjeshëm me Fondin Humanitar edhe në fusha tjera”, u shpreh Margreiter për TV Aldin, duke shtuar se do të realizojnë një vizitë në Luginë të Preshevës.

“Gjërat po konkretizohen”, tha Memeti pas takimit të së premtes. Ai theksoi se një bashkëpunim mes afaristëve të Luginës dhe Austrisë do të fillojë së shpejti.

“Do të ulemi sërish së bashku dhe do të dalim me projekte konkrete të cilat do mund të zhvillohen në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Dihet qëllimi jonë, është hapja e vendeve të punës dhe kthimi i perspektivës në këto komuna”, u shpreh kryetari i Fondit Humanitar të Kosovës Lindore, Xhelal Memeti.

Në takimin e Linzit mori pjesë edhe Helmut Mitter, përfaqësues i ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, ndërsa realizimin e këtij takimi e ndihmoi Adriana Sherifi, pranë Zyrës për të Huaj në këtë qytet si dhe dega e FHKL-së.

VIDEO

 

Trajnim i femrave në fushën e teknologjisë informative
Ja çka u bisedua në Ministrinë e Arsimit në Beograd, sipas Arifit (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration