Pajisja e shpejtë me pasaporta, shpëton maturantët nga mbetja në shtëpi!
Lokale

Pajisja e shpejtë me pasaporta, shpëton maturantët nga mbetja në shtëpi!

29.May.2015 23:37
0
Një numër i konsiderueshëm i maturantëve nga Presheva, nga pakujdesia, nuk kanë kontrolluar afatin e skadimit të dokumentit të udhëtimit, duke rrezikuar mbetjen në shtëpi.

Mos të ishte reagimi i shpejtë i administratës për dhënien e pasaportave pranë Stacionit Policor në Preshevë, disa nga maturantët, që të premten kanë udhëtuar për ekskursion në Shqipëri, do të mbeteshin në shtëpi.

Nxënësit që u pajisën me pasaporta të reja i janë falënderues punëtorëve në Stacionin Policor në Preshevë për shpejtësinë në sigurimin e këtij dokumenti të udhëtimit, njofton TV Presheva, transmeton Titulli.com.

Madje për t’i pajisur nxënësit me dokumentin përkatës, edhe përskaj neglizhencës së këtyre të fundit, administrata ka punuar me orar të zgjatur edhe gjatë orëve të mbrëmjes.

Elbasan Sahiti, këshilltar i shkollës së mesme teknike “Presheva” ka shprehë mirënjohje për punëtorët e Stacionit Policor në Preshevë, të cilët kanë mundësuar pajisjen e nxënësve me pasaporta të reja.

Ky reagim i shpejtë i personelit ka mundësuar që të premten në mëngjes, nxënësit e kësaj shkolle që janë paraqitur për ekskursion, të udhëtojnë të gjithë së bashku./Titulli.com/

"Shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të kenë një zë unik në Kosovë"
" Kemi talentë të shumtë por s'kemi kushte dhe organizim të duhur "
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration