"Sfidat e reja për mediat e reja në nivelin lokal" (Foto & Video)
Lokale

"Sfidat e reja për mediat e reja në nivelin lokal" (Foto & Video)

27.May.2015 19:30
0
Në Bujanoc, të mërkurën, është mbajtur një tryezë e hapur me temën "Sfidat e reja për mediat e reja në nivelin lokal".

Organizator të këtij takimi ishin Misioni i OSBE-së në Serbi në bashkëpunim me Këshillin e Mediave të Shkruara dhe organizatën Civil Rights Defenders.

Fillimisht të pranishmit i përshëndeti kryesuesja e Departamentit për Media pranë misionit të OSBE-së në Serbi, Gordana Jankoviq, e cila vet ekzistencën e numrit tejet të lartë të mediave të regjistruara në këtë vend e cilësoi si një sfidë të vërtetë.

Në pjesën e parë të panelit u diskutua për mediat e reja në kuadër të ligjeve të reja mediale.

Eksperti i të drejtës mediale, Millosh  Stojkoviq, nga Zyra e Avokaturës “Zhivkoviq dhe Samarxhiq”, foli mbi dallimet midis portaleve që kanë rolin e mediave dhe shpërndarësve tjerë të informacionit përmes internetit që nuk e kanë një status të tillë.

“Format e reja të komunikimit të cilat janë zhvilluar kryesisht në këto 15 vitet e fundit pa intervenimin e shtetit, ata menjëherë kanë ndarë dy lloje të përmbajtjeve, njëra me përmbajtje redaktuese, tjetra me përmbajtje shfrytëzuese”, u shpreh Stojkoviq, i cili shtoi se një media për t’u thirrur e tillë duhet të ketë disa elemente, së pari të ketë përmbajtje të redaktuar.

Lidhur me risitë që sjellin ligjet e reja në sferën e informimit përmes internetit foli edhe panelisti tjetër, Gjorgje Krivokapiq, nga organizata SHARE Defense.

“Media është bërë gjithkush, edhe ai që ka një llogari në twitter dhe mund të komunikoj. Ajo që neve na intereson të dimë a është kjo një konkurrencë e padrejtë? Të jem i sinqertë nuk mund të ju jap informacione inkurajuese. Situata është e tillë dhe gjithçka ka ndryshuar, secili tenton të marrë diçka. Tek media është profesionaliteti, etika”, tha Krivokapiq nga SHARE Defense.

Pjesë e panelit ishte edhe kryeredaktori i portalit informativ Titulli.com, Argjent Goga.

Ai elaboroi rreth sfidave ekzistuese në sferën e informimit në Luginë duke i përfshirë edhe ato të karakterit financiarë. Si pjesë të vështirësive, Goga përmendi edhe mosgatishmërinë e disa zyrtarëve lokal për të dhënë informacione që kanë rëndësi të karakterit publik.

“Sa i përket informacioneve me rëndësi për publikun, Titulli këtë vit ka hasur në pengesa. Kemi rastin e fundit kur kemi kërkuar informacione me interes për publikun nga administrata në Komunë të Bujanocit, të cilët nuk i janë përgjigjur edhe pas një muaji që janë dërguar pyetjet, dhe kështu jemi detyruar t’i drejtohemi edhe komisionarit Shabiq në Beograd në mënyrë që t’i marrim informacionet që na duhen”, u shpreh Goga.

Tryeza e sotme ka vazhduar edhe me panelin kushtuar standardeve etike të gazetarëve të mediave online në nivelin lokal.

Lidhur me këtë çështje kanë elaboruar kolegët nga Këshilli i Mediave të Shkruara, gazeta ditore “Politika” dhe portali Jug Press, ndërsa nuk ka munguar as shpjegimi i përfaqësuesit juridik të OSBE-së.

Ftesës për takimin e sotëm në Bujanoc iu është përgjigjur pjesa dërmuese e mediave ekzistuese nga Bujanoci, Presheva dhe Vranja. /Titulli.com/

VIDEO

Rama: Për shqiptarët në Luginë, ato të drejta që kanë serbët në veri të Kosovës
Edhe Nishani i kërkon Vuçiqit më shumë të drejta për shqiptarët në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration