QSA kthehet nga Brukseli me mbi 90 % të synimeve të realizuara (Foto)
Lokale

QSA kthehet nga Brukseli me mbi 90 % të synimeve të realizuara (Foto)

26.May.2015 23:41
0

Në Bruksel është mbajtur konferenca e pestë e Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) që synon konsilidimin e aktiviteteve dhe mobilizimin e mërgimtarëve në veprimtari humane, që kanë për qëllim zbutjen e shkallës së varfërisë. Në këtë konferencë janë përzgjedhur edhe drejtuesit e asamblesë.

Qendra për Solidaritet dhe Avancim më 23 dhe 24 maj, ka zhvilluar konferencën e saj të pestë në Bruksel. Përmirësimi i gjendjes ekonomike si dhe avancimi përmes edukimit janë qëllimet e kësaj organizate. 

Konferenca dyditore kishte për bazë konsolidimin e aktiviteteve dhe mobilizimin e mërgimtarëve me veprime humane, me qëllim të sfidimit të varfërisë. 

Kryetari i Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë, Lejlan Sadiku, pas kthimit nga Brukseli i ka thënë portalit informativ Titulli.com se synimet që kishin brenda një viti ishin realizuar mbi 90 për qind. 

“U bënë bilanset e arritjes së synimeve dhe planet për të ardhmen. Këtë vit konkluzat ishin se synimet u realizuan në masën mbi 90 %, sa i përket arritjes në realizimin e punëve, apo menaxhimin e punëve . U caktua ecuria e mëtutjeshme e punës së qendrave, u analizua situata aktuale në aspektin social dhe humanitar”, tha Sadiku. 

Në këtë konferencë të përvitshme e cila këtë vit u mbajt në qendrën e QSA-së në Belgjikë, u zgjodhën edhe udhëheqësia e asamblesë. 

Për sekretar të asamblesë u zgjodhë Mustafë Kamberi, arkitekt i diplomuar, zëvendës sekretar Eroll Jusufi dhe menaxher për komunikim dhe marrëdhënie me publikun, Lejlan Sadiku. 

Përvec kryetarit të QSA në Preshevë edhe përfaqësuesit e degëve të  Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit në Evropë ftojnë bashkatdhetarët që të përkrahin aksionet e kësaj organizate, duke iu garantuar atyre transparencë në çdo veprim të ndërmarrë. 

QSA deri më tani ka organizuar dhjetëra aksione humanitare, përfshirë ndërtimin e shtëpive, sigurimin e ushqimeve dhe veshmbathjeve për skamnorët, si dhe kurse të ndryshme edukimi, kryesisht në Luginë të Preshevës dhe Maqedoni.

Moszhvillimi ekonomik, kriza sociale dhe ngecjet në avancim në vendlindje janë shtytës i veprimit më intensiv të të gjitha degëve të Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit, thonë përfaqësuesit e saj.

E themeluar në Preshevë në vitin 2007,  QSA sot shtrinë aktivitetin e saj në Luginë, Maqedoni, Austri, Zvicër, Gjermani dhe Belgjikë. /Titulli.com/

Regjistrimi "ad hoc" i shqiptarëve në Luginë të Preshevës
Vuçiç në Tiranë, shpresë në Preshevë; banorët presin qasje të re nga Serbia (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration