Donacion nga Turqia për meremetimin e objektit të administratës
Lokale

Donacion nga Turqia për meremetimin e objektit të administratës

26.May.2015 16:46
0
Dy bashkatdhetarët nga komuna e Bujanocit që jetojnë dhe veprojnë në Turqi kanë ndarë donacion prej 25 mijë eurove për meremetimin e objektit të administratës komunale në Bujanoc.

Këtë konfirmim në formë të shkruar e kishte marrë kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi gjatë ditës së hënë, përderisa të martën e shpalosi edhe në seancën e Këshillit Komunal.

Bajram Kumova dhe Veli Terzi janë dy bashkatdhetarët që do të financojnë këto punime në vlerë prej 25 mijë eurove.

Vlen theksuar se Bajram Kumova, pronar i kompanisë “Kumova”, financoi renovimin edhe të shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në fshatin Tërnoc, prej nga edhe e ka prejardhjen. /Titulli.com/

Akademia përkujtimore përmbyll manifestimin "Ditët e Komandant Lleshit" (Foto)
Regjistrimi "ad hoc" i shqiptarëve në Luginë të Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration