Akademia përkujtimore përmbyll manifestimin "Ditët e Komandant Lleshit" (Foto)
Lokale

Akademia përkujtimore përmbyll manifestimin "Ditët e Komandant Lleshit" (Foto)

25.May.2015 20:23
0
Manifestimi tradicional kushtuar Ridvan Qazimit-Komandant Lleshit ka përfunduar me mbajtjen e një akademie përkujtimore në shtëpinë e kulturës në Bujanoc.

Në ditën e tretë të manifestimit, nën përkujdesën e Këshillit organizativ, është mbajtur edhe akademia përkujtimore në të cilën morën pjesë, familja Qazimi, udhëheqësia e vetëqeverisjes lokale me kryetarin Nagip Arifi, deputeti Shaip Kamberi si dhe qytetarë. 

Hisen Qazimi, prindi i dëshmorit, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në këtë organizim, duke e nderuar familjen, derisa kërkoi një respekt edhe për dëshmorët dhe familjet e tyre në Kosovë e Maqedoni, raporton Titulli.com. 

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi me këtë rast tha se të gjithë kemi obligim që dëshmorët t’i përkujtojmë, shokët e tyre t’i nderojmë dhe familjet e dëshmorëve t’i respektojmë. 

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së, Afrim Agushi në këtë akademi përkujtimore shpalosi biografinë e Komandant Lleshit, që nga fillimi i aktiviteteve të tij në fushën e humanizmit, sport e deri në mbrojtjen e pragut të shtëpisë si pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. 

Gjatë manifestimit treditorë të “Ditëve të Komandant Lleshit” në përvjetorin e 14-të të rënies së Ridvan Qazimit, përveç akademisë përkujtimore u organizuan edhe një varg aktivitetesh, nga ato kulturoro-artistike, sportive, marshi si dhe homazhe. /Titulli.com/

I arrestuari në Kumanovë, gjatë luftës në UÇPMB (Video)
Donacion nga Turqia për meremetimin e objektit të administratës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration