"Vizita e ministrit Bajrami në Luginë, hap rrugën për dialog mes ministrave" (Foto & Video)
Lokale

"Vizita e ministrit Bajrami në Luginë, hap rrugën për dialog mes ministrave" (Foto & Video)

25.May.2015 17:48
0
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Arsim Bajrami gjatë qëndrimit në Luginë është takuar edhe me deputetët popullor shqiptar, Riza Halimi dhe Shaip Kamberi.

Pas takimit të së hënës të zhvilluar në zyrat e Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, kryetari i këtij subjekti politik, njëherit deputet popullor, Riza Halimi, ka vlerësuar të rëndësisë së veçantë vizitën e sotme të ministrit kosovar.

“Është me peshë të madhe vizita e ministrit të arsimit në Luginë të Preshevës. Temat që i biseduam ishin substanciale, në radhë të parë, problemi më i madh që kemi, sigurimin e teksteve mësimore për shkollat në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës, mandej problem hiç më i vogël ai i nostrifikimit të diplomave universitare”, u shpreh deputeti Riza Halimi.

Siç raporton Titulli.com, për deputetin Halimi, kjo vizitë e ministrit nga Prishtina hapë rrugën për zhvillimin e hapave tjerë pasues edhe në nivelin shtetëror.

“Edhe dy ministrat ai i Kosovës dhe i Serbisë patjetër duhet në një dialog të drejtpërdrejt të gjitha këto çështje të ulen dhe t’i zgjidhin në frymën e konventave ndërkombëtare”, është shprehur deputeti nga Presheva.

Vlen theksuar se delegacioni nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, i drejtuar nga ministri Arsim Bajrami, gjatë ditës së hënë ka zhvilluar takime me krerët më të lartë institucional në Luginë të Preshevës, duke filluar me vizitën në Këshillin Kombëtar Shqiptar, në administratën komunale në Bujanoc e Preshevë, si dhe shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc dhe “9 Maji” në Leran të Preshevës./Titulli.com/

VIDEO

 
 
Konçuli, Breznica dhe Muhoci me projekt-dokumentacion për shtëpi kulture (Foto)
I arrestuari në Kumanovë, gjatë luftës në UÇPMB (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration