Konçuli, Breznica dhe Muhoci me projekt-dokumentacion për shtëpi kulture (Foto)
Lokale

Konçuli, Breznica dhe Muhoci me projekt-dokumentacion për shtëpi kulture (Foto)

25.May.2015 16:34
0
Programi "Progresi Evropian" do të financojë 90 përqind të shumës së përgjithshme të projekt-dokumentacionit për ndërtimin e tre shtëpive të kulturës, ndërsa nga buxheti i komunës do të ndahen 10 përqind.

Kjo kontratë e nënshkruar të hënën në Bujanoc, parasheh përgatitjen e projekt dokumentacionit për ndërtimin e shtëpisë së kulturës në fshatin Konçul, Breznicë dhe Muhoc të Komunës së Bujanocit.

Nënshkrimet në tre kontratat i vendosën kryetari i kësaj komune Nagip Arifi si dhe Ivana Todoroviq, bashkëpunëtorja rajonale pranë programit Evropian “Progresi Evropian”.

Arritja e marrëveshjes parasheh që “Progresi Evropian” nga shuma e përgjithshme prej 23.400 euro të financojë me një vlerë prej 21.060 euro, ndërsa Komuna e Bujanocit 2.340 euro.

Kryetari Nagip Arifi shpreson se në kuadër të objekteve të shtëpive të kulturës të ketë hapësira edhe për administratën e bashkësisë lokale, si dhe një sallë për të rinjtë.

Bashkëpunëtorja rajonale e “Progresit Evropian”, Ivana Todoroviq tha se në një afat prej tetë muajsh duhet të krijojmë kushtet për ngritjen e këtyre tri godinave, në tri bashkësi lokale.

Todoroviq, duke folur për ndërtimin e objektit të Fakultetit të Suboticës, dega në Bujanoc, theksoi se nga sot janë hapur oferta për blerjen e mobiljeve për këtë ndërtesë arsimore.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi me këtë rast ka paralajmëruar edhe firmosjen e dy kontratave tjera me “Progresin Evropian” siç janë plani detal urbanistik për Korridorin 10 nga Bujanoci në drejtim të Komunës së Vranjës, si dhe projekt-dokumentacionin për planin detal urbanistik nga Bujanoci në drejtim të Gjilanit.

Sipas Arifit me kontratat që pritet të nënshkruhen ditëve në vijim, do të krijohen tri zona industriale, ku do t’i jepet mundësia të interesuarve që të investojnë në zhvillimin ekonomik./Titulli.com/

"Kam ardhë për të ofruar mbështetjen e Qeverisë së Kosovës" (Foto & Video)
"Vizita e ministrit Bajrami në Luginë, hap rrugën për dialog mes ministrave" (Foto & Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration