Qëndruan tek "Guart e Buajve" në kujtim të Komandantit (Foto & Video)
Lokale

Qëndruan tek "Guart e Buajve" në kujtim të Komandantit (Foto & Video)

24.May.2015 19:51
0

Në ditën e dytë të manifestimit kushtuar dëshmorit Ridvan Qazimi-Komandant Lleshi, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve kanë marrë pjesë në program.

Shënimi i “Ditëve të Komandant Lleshit” në komunë të Bujanocit, të dielën vazhdoi me marshimin nga stadiumi i fshatit Tërnoc deri në vendin e rënies së komandantit, tek “Guart e Buajve”, me ç’rast u vendosën kurora me lule në prezencë të një numri të madh të qytetarëve.

Hisen Qazimi, prindi i dëshmorit të UÇPMB-së, Ridvan Qazimit, me këtë rast, në emër të familjes falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje, duke thënë se “nuk po harrohet kjo ditë dhe gjithë më kallaballëk janë duke ardhën. Lavdi gjithë dëshmorëve”.

Edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së, Afrim Agushi tha se Ridvani ishte një djalë me virtyte kombëtare e patriotike, duke e treguar veten në sfera të ndryshme të jetës.

“Ai ishte  një negociator i joni në atë kohë të UÇPMB-së ku ndërmjetësoi me palën serbe që të arrihet një marrëveshje, e cila u arrit me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, por për fat të keq nuk arrit ta inplementojë në paqe, pasi ditën e fundit, më 24 maj, para 14 viteve Ridvan Qazimi ra dëshmorë në këtë vend”, tha kryetari i OVL-së, raporton Titulli.com.

Shënimi i “Ditëve të Komandant Lleshit” vazhdoi me defilimin e shoqërive kulturoro-artistike drejt qytetit të Bujanocit, ku edhe u zhvillua festivali i dytë mbarëkombëtar i këngëve dhe valles shqipe.

Gjithashtu, kurora lulesh u vendosën edhe në varrin e Komandant Lleshit nga familja, vetëqeverisja lokale, OVL e UÇPMB-së, Këshilli organizativ.

Manifestimit të sotëm, për dallim nga hapja e djeshme iu përgjigjën një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, përderisa pjesë e saj ishte edhe kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi si dhe deputeti popullor, Shaip Kamberi.

Të hënën me fillim në orën 15:00, në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, do të mbahet akademi përkujtimore në nderim të dëshmorit Ridvan Qazimi-Komandant Lleshi, me të cilën njëherit do të përmbyllet manifestmi “Ditët e Komandant Lleshit”./Titulli.com/

VIDEO

 
 
Ministri kosovar i Arsimit të hënën viziton Luginën
Konçuli përkujton Vehbi Rexhepin (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration