Ministri kosovar i Arsimit të hënën viziton Luginën
Lokale

Ministri kosovar i Arsimit të hënën viziton Luginën

20.May.2015 12:13
0
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Arsim Bajrami, të hënën, më 25 maj, do të qëndrojë në Luginë të Preshevës.

Siç ka mësuar portal informative Titulli.com, ministri Arsim Bajrami, përveç takimeve që do të ketë me zyrtarët e vetëqeverisjes lokale në Luginë, ai do të qëndrojë edhe në institucionet arsimore në Bujanoc e Preshevë.

Vlen theksuar se ministri nga Kosova më herët ka deklaruar se konfiskimi i teksteve në Luginën e Preshevës nga Serbia është shkelje e të drejtave themelore të njeriut.

Ai është shprehur se kanë krijuar një listë të librave që ka nevojë Lugina e Preshevës dhe se do të tentojnë t’i dërgojnë sepse në këtë mënyrë ndalet tendenca e shpërnguljes që është evidente.

Ministri gjithashtu është i qëndrimit që të mos ketë kuota për studentët e Luginës së Preshevës në Universitetin e Prishtinës, por se ata të konkurrojë barabartë me çdo qytetar të Kosovës. /Titulli.com/

Stefanoviq në Tiranë kërkon respekt reciprok të pakicave kombëtare (Foto)
Vulin viziton Kryqin e Kuq dhe Kuzhinën Popullor në Bujanoc (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration