Titulli në "Good Story", mediumi shqiptar që kalon kufijtë e Luginës (foto)
Lokale

Titulli në "Good Story", mediumi shqiptar që kalon kufijtë e Luginës (foto)

12.Jul.2014 13:26
0

Nën organizimin e Qendrës për Zhvillim të Mediave Lokale dhe të Pakicave të shtunën (12 korrik), në kuadër të festivalit ndërkombëtar EXIT që mbahet në Novi Sad, është mbajtur paneli i titulluar “Good Story - Tregim i mirë”.

Në këtë organizim në të cilën morën pjesë drejtues nga mediat e pakicave në Serbi, si: hungareze, sllovake, rumune, ruse, nga mediat e shqiptare të Luginës prezantuan drejtuesit e portalit informativ Titulli.

Paraprakisht hapjen e bëri Natasha Heror, kryetare e Qendrës për Zhvillim të Mediave Lokale dhe të Pakicave dhe njëherit anëtare e Asociacionit të mediave.

“Falënderoj fondacionin EXIT, pritjet janë që mediat e pakicave të thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin mes vete”, tha me këtë rast kryetarja Heror, e cila matej theksoi se “mediat e pakicave tani janë të lidhura mes veti dhe janë të hapur për bashkëpunim. Ky është një hap i ri dhe të shohim se cka do të planifikojmë pas këtij paneli. Besojë që publiku do të vetëdijesohet se këto platforma kanë një potencial të madh”, theksoi organizatorja, e cila njëherit mirënjohje të veçantë i drejtoi edhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) si dhe ambasadën Zvicerane në Beograd për mbështetjen që kanë dhënë në realizimin e kësaj tryeze, raporton Titulli.

Skender Saqipi-drejtor dhe Argjent Goga-kryeradaktor, paraqitën nevojat e mediave në Luginë, përderisa theksuan se në këtë pjesë të vendit ndjehet mungesa e shprehjes dhe medias së lirë.

Në panel, së bashku me kolegët nga mediat e pakicave portalin informativ Titulli e përfaqësoi drejtori Skender Saqipi.

Ai elaboroi rreth mediumit në fjalë duke shprehur nevojën e ngritjes së cilësisë së gazetarisë si dhe planet që ka ky portal informativ në gjuhën shqipe.

“Është paraqitë nevoja që mediat lokale nuk promovojnë vizionin dhe idetë e të rinjve në fusha të ndryshme të shoqërisë dhe në këtë mënyrë mendimi i përbashkët i të gjithë të rinjve pa dallim etniciteti, me këtë rast mungon qasja e mediave në këtë pjesë të shoqërisë”, u shpreh para të pranishmëve Saqipi.

Ai gjithashtu nuk la pa përmendur edhe presionet që i bëhen mediave nga njerëzit me pozitë publike, përderisa në mediat që paguhen nga taksat e qytetarëve ka cenzur.

Maja Zazuljak, redaktore përgjegjëse  e revistës për të rinj “MAK” në gjuhën ruse dha një pasqyrë të shkurtë rreth revistës e cila botohet nga viti 1972 me emrin e atëhershëm “Ruske slovo”, ndërsa revista del nga shtypi 6 herë në vit me tirazh prej 400 copë.

Zazuljak theksoi se ka redaksinë e cila punon për të dalë kjo revistë me 24 fletë, gjithashtu ka bashkëpunim me mediat tjera si brenda njashtu edhe jashtë vendit.

Stevan Lenhart, kryeredaktor i revistës “VZLET” gjithashtu për të rinj që botohet në gjuhën sllovake theksoi rëndësinë e mediumit të tij, që ka tekste kryesisht shoqërore dhe argëtuese.

“Sot ky medium është heqë nga hija politike dhe bënë tema që kryesisht i interesojnë të rinjve dhe përbëhet nga 28 faqe. ‘VZLET’ del njëherë në muaj ndërsa çdo vit organizon takimin me autorët që botojnë poezitë e tyre”, u shpreh Lenhart nga bashkësia etnike sllovake.

Lazlo Edit, drejtoreshë e të përjavshmes hungareze “Het Nap” paraqiti një prezantim të shkurtë të historikut të kësaj të përjavshme e cila për herë të parë është botuar në vitin 1946 në Novi Sad, ndërsa redaksia që nga viti 1952 është zhvendosur në Suboticë.

Përveç temave për të rinj kjo e përjavshme merret edhe me temat politike, etnike e shoqërore të cilat e brengosin popullatën lokale hungareze por edhe etnitë tjera. “Het Nap” duke iu përshtatur kohës në të cilën gjendemi, në vitin 2004 ka hap edhe faqen në internet, kursen nga viti 2012 janë prezentë edhe në rrjetin social Facebook.

Blanka Cilik dhe Norbert Gjeri, përfaqësuese nga revista e përjavshme në gjuhën hungareze “Képes Ífjuság”. Kjo revistë gjatë viteve 70-do kishte probleme me shtypjen për shkak të politikës së atëhershme.

“Dikur kjo revistë në fillim dilte në dy muaj, më pas  në muaj, kurse tani është bërë e përjavshme”, theksoi Gjeri. Ndërsa Cilik theksoi se në këtë revistë botohen tekste të ndryshme ku gjejnë hapësirë edhe poezitë dhe esetë e të rinjve.

Prezantuesit e kësaj reviste në gjuhën hungareze theksuan edhe vështirësitë e financimit, përderisa sikurse kolegët tjerë kanë hapur edhe faqen e internetit ku prezantohen punët e tyre.

Tatjana Petrika, gazetare-bashkëpunëtore e revistës për të rinj “Tineretea” në gjuhën rumune, vjen nga kjo revistë numri i parë i së cilës është botuar në vitin 1972  nën emrin “Tribuna Tineretului” me seli në  Novi Sad.

Petrika gjatë prezantimit të saj paraqiti aktivitetet duke filluar nga aktivitetet shoqërore, për të rinj, ndërsa revista e tyre nuk përfshinë aktivitetet politike.

Koncepti i panelit “Good Story – Tregim i mirë” ka për qëllim zhvillimin e të rinjve përmes indrustrisë kreative shikuar nga prizmi i ndryshimeve në industrinë mediave si dhe përfshirjen e opinionit të të rinjve rreth asaj se çfarë presin nga mediat dhe se çka duan më së tepërmi të përcjellin.

Përmes pjesëmarrjes aktive në festivalin ndërkombëtar EXIT, mediat në gjuhën e pakicave për herë të parë kishin rastin që përmes promovimit të përbashkët të prodhimeve dhe kapacitetit të tyre, t’i mundësojnë publikut vendor dhe ndërkombëtar të shohin potencialet si dhe strategjitë e tyre zhvillimore.

Tribuna e sotme me panelistët e lartpërmendur u mbajt në Fakultetin për Menaxhment në Sremski Karlovci të Novi Sad-it, ndërsa është organizuar në kuadër të aktiviteteve të festivalit ndërkombëtar EXIT./Titulli.com/

Kontrolle në kafiteritë e Preshevës
QSA vazhdon aksionin - "Shporta e Ramazanit" (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration