Informacione kontradiktore mbi sulmin e autobusit në Konçul!
Lokale

Informacione kontradiktore mbi sulmin e autobusit në Konçul!

24.May.2015 10:42
0

Autobusi me 25 studentë nga Vranja të cilët po ktheheshin nga Kosova, të enjten rreth orës 23h, sipas mediave serbe, është gjuajtur me gurë në momentin që po kalonte nëpërmes fshatit Konçul të Komunës së Bujanocit.

Në incident nuk ka pas të lënduar. “Në momentin e sulmit në autobus ishin 25 studentë. Për fat të mirë asnjë nga studentët nuk është lënduar, ndërsa autobusi ka pësuar dëme materiale. Me kujdesin e drejtuesit të autobusit, studentët të sigurt janë dërguar në Bujanoc ku edhe është paraqitur sulmi”, ka thënë kryetari i Parlamentit Studentor i Fakultetit të Drejtësisë, Ivan Virijeviq, për portalin “Srna”, transmeton Titulli.com

Milan Kralj, njëri prej studentëve të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Prishtinës të bartur në Vranjë, i cili gjendej në autobus në kohën e incidentit, ka konfirmuar sulmin për portalin “Kossev”.

Pas kalimit tek “Dheu i Bardhë”, në fshatin Konçul i banuar me shqiptarë, sipas fjalëve të Milanit, tre të rinj rreth moshën 19 vjeçare me gurë kanë gjuajtur autobusin duke i thyer xhamin.

Mirëpo, nga stacioni policor në Bujanoc, për “Kossev”, kanë theksuar se në autobusin e kompanisë “Kolasin”, i cili po transportonte studentët nga Mitrovica për t’i kthyer në Vranjë është gjuajtur me ve dhe se nuk ka pasur asnjë dëm material.

Kryesit e kësaj vepre janë të moshës së mitur. Policia pas incidentit ka marrë deklaratat e udhëtarëve në autobus. /Titulli.com/

Partia Republikane apelon për paqe e qetësi!
Ushtari i UÇPMB-së aksidentohet derisa mblidhte kanaqe për t'i mbajtur fëmijët (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration