Partia Republikane apelon për paqe e qetësi!
Lokale

Partia Republikane apelon për paqe e qetësi!

23.May.2015 22:48
0
Kryesia e Partisë Republikane, të premten, në Beograd, priti përfaqësuesit e këtij subjekti politik nga Bujanoci, të kryesuar nga nënkryetari i saj Avdil Ramadani.

Gjatë këtij takimi, me karakter pune, Avdil Ramadani, kryetari i Degës së Partisë Republikane për shqiptarët në Serbi, i cili njëherit është edhe nënkryetar i këtij subjekti politik, në nivel qendror, diskutoi për zhvillimet politike dhe ekonomike në rajonin e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës.

Ramadani e njoftoi për së afërmi, kryetarin Nikola Sanduloviqin, për aktivitetet e Partisë Republikane, në jug të vendit, duke u fokusuar në ngjarjet tragjike të Kumanovës dhe tensionet politike, që mund të po ngrihen pas këtij incidenti, në rajonet tona.

“Qëndrimi i Partisë Republikanë, në Serbi, është rruga paqësore e zgjidhjes së problemeve të qytetarëve, në favor të paqes, tolerancës, mirëkuptimit e bashkëjetesës. Incidentet dhe format e dhunës ekstreme nuk i kontribuojnë paqes në rajon, në rrugën e përparimit dhe proceseve integruese evropiane, tha kryetari Sandulloviq përcjellë kumtesa e këtij subjekti politik.

 

Ai, gjithashtu, ka thënë se “Incidentet e motivuara politikisht në kurriz të qytetarëve, nuk i zgjidhin problemet e grumbulluara me vite, por përkundrazi i komplikojnë ato. Me këto incidente më shumë ia zgjasin jetën varfërisë, korrupsionit, papunësisë, migrimit ilegal dhe kontrabandës”.

 

Shqiptarët në Serbi, përkatësisht në rajonin e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, janë autoktonë, të cilët me shekuj jetojnë në këto vise. Ata, duhet të ruhen nga provokimet e ndryshme, ngado që vijë ato, ngase problemet e tyre mund të zgjidhen me rrugë paqësore e institucionale.

Partia Republikane, gjithashtu, u bënë thirrje politikanëve dhe gazetarëve, që të kenë kujdes nga deklaratat e tyre propaganduese, në mënyrë që të mos krijohen tensione të panevojshme ndëretnike e ndërfetare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, komuna këto të cilat para 14 vjetësh kanë kaluar nëpër këto procese, pasojat e të cilave akoma po i vuajnë, njofton Partia Republikane, në kumtesën e saj, të nënshkruar nga Avdil Ramadani, kryetar. /Titulli.com/

A po harrohet vepra e Komandant Lleshit? (Video)
Informacione kontradiktore mbi sulmin e autobusit në Konçul!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration