A po harrohet vepra e Komandant Lleshit? (Video)
Lokale

A po harrohet vepra e Komandant Lleshit? (Video)

23.May.2015 21:47
0

Si viteve të kaluara edhe këtë vit po shënohen ditët e Komandant Lleshit. Shënimi i këtij manifestimi ka nisur i zbehtë, me një prezencë simbolike të qytetarëve.

Vizita në Muzeun e Komandant Lleshit–Ridvan Qazimit tek stadiumi i KF Tërnocit, ditën e shtunë, ka shënuar fillimin e manifestimit “Ditët e Komandant Lleshit”.

Me këtë rast një elaborimin rreth veprës së dëshmorit Ridvan Qazimi e bëri kryetari i Këshillit organizativ, Naim Salihu para të pranishmëve, familjarëve të Lleshit, përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale dhe një grupi të qytetarëve.

Pas vizitës që të pranishmit i bënë Muzeut, sipas programit u zhvillua ndeshja miqësore futbollistike në mes të KF Tërnocit dhe KF Bilaçit.

Të pranishmit i përshëndetën edhe kryetari i Bashkësisë Lokale të Tërnocit, Agim Haliti si dhe veprimtari Nexhat Aliu.

Ndonëse Këshilli organizativ kishte njoftuar me kohë për mbajtjen e manifestimit “Ditët e Komandant Lleshit”, një numër simbolik i qytetarëve kanë marrë pjesë në te.

Kjo pjesëmarrje e vogël u pa edhe tek shfaqja e komedisë “Jashtë bie borë” në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, pjesë e manifestimit “Ditët e Komandant Lleshit”.

Shënimi i rënies së Ridvan Qazimit do të vazhdojë edhe ditën e diel, 24 maj, kur në ora 13:00 nga stadiumi i fshatit Tërnoc do të marshohet deri tek vendi i rënies së komandantit, “Guart e Buajve”, ndërsa nga ora 17:00 pesë shoqëri kultuororo-artistike do të defilojnë nga stadiumi në Tërnoc e deri në sheshin e Bujanocit.

Në këtë rrugëtim do të bëhen edhe homazhe tek varri i dëshmorit, për të vazhduar më pas me festivalin e dytë mbarëkombëtar të këngës dhe valleve shqipe, me çrast në program do të paraqiten edhe shoqëritë nga Çegrani i Maqedonisë si dhe Zhegra e Gjilanit./Titulli.com/

VIDEO

Semimaturantët të jenë të vëmendshëm në përzgjedhjen e drejtimeve (Video)
Partia Republikane apelon për paqe e qetësi!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration