Semimaturantët të jenë të vëmendshëm në përzgjedhjen e drejtimeve (Video)
Lokale

Semimaturantët të jenë të vëmendshëm në përzgjedhjen e drejtimeve (Video)

23.May.2015 16:10
0
" Sfidat e arsimit të mesëm" ka qenë tema e bashkëbisedimit e cila është diskutuar në emisionin e radhës të televizionit Spektri të transmetuar të premtën në mbrëmje.

Rreth kësaj çështjeje kanë elaboruar drejtori i Shkollës së Mesme “ Sezai Surroi “, Zejni Fejzullahu dhe profesori pranë këtij institucioni arsimor, Valton Sulejmani.

Bashkëbiseduesit janë fokosuar sidomos tek regjistrimi i semimaturantëve në shkollë të mesme duke i bërë thirje atyre që të zgjedhin drejtimet adekuate të cilat më pas u përgjigjen edhe për shkollimin universitar, ndërsa të njejtën gjë e kanë kërkuar edhe nga prindërit.

“ Përfaqësuesit e Shkollës “ Sezai Surroi “ kanë paraqitur ofertën e profileve ekzistuese për regjistrim nëpër shkollat fillore dhe se kjo gjë është mirëpitur nga semimaturantët të cilët kanë shfaqur interesim të theksuar në këtë drejtim “ , kanë pohuar Fejzullahu dhe Sulejmani.

Në emision është folur edhe për suksesin e nxënësve, mungesat, ekskursionin vijues dhe mbrëmjen e maturës.

Poashtu, gjatë këtij emisioni nuk janë lënë anash pa u përmendur edhe dëmtimet e inventarit të shkollës si dhe përzierja e politikës në shkollën e vetme të mesme me mësim në gjuhën shqipe në komunë të Bujanocit./Titulli.com/

Beogradi demanton Prishtinën, nuk ka hapje të kufirit në Medvegjë
A po harrohet vepra e Komandant Lleshit? (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration