26 mijë euro për sinjalistikë rrugore! (Foto)
Lokale

26 mijë euro për sinjalistikë rrugore! (Foto)

22.May.2015 19:06
0
Në Bujanoc po vazhdon rishënimi i sinjalistikës rrugore horizontale në vendkalimet e këmbësorëve si dhe vijave gjatësore të trafikut.

Shënimi i këtij sinjalizim i filluar këtë javë, i cili vazhdoi edhe të premten, buxhetit të taksapaguesve të Komunës së Bujanocit do t’i kushtojë 3 milion 141 mirë dinarë (me tvsh), apo 26 mijë euro.

“Në fillim të kësaj jave ka filluar sinjalizimi horizontal në vet qytetin e Bujanocit, atje ku vërtet kemi obligim ligjor dhe është frekuentimi më i madh i automjeteve dhe këmbësorëve”, ka thënë për Televizionin Bujanoci, drejtori i Drejtoratit për Ndërtim, Agim Haliti, duke konfirmuar se mjetet janë ndarë nga buxheti komunal.

Shënimi i këtij sinjalizimi, sipas Halitit do të kryhet edhe në vendbanimet përreth, ndërsa me vlerësimin e shërbimit profesional të sinjalistikës pranë këtij drejtorati, është planifikuar mjaftueshëm ngjyrë për të shënuar sinjalizimin horizontal rrugor në afatet  caktuara.

Ajo që mbetet shqetësuese për qytetarët është shuma e mjeteve të ndara për kualitetin e ngjyrës që po përdoret, pasi nga praktika e deritanishme, shënimi me këtë lloj ngjyre i vijave për vendkalimin e këmbësorëve si dhe vijave gjatësore të trafikut, ka ‘mbijetuar’ shumë shkurt, duke u bërë të padukshme, në raste duke marr ngjyrën e asfaltit vetëm pas disa ditëve.

Përndryshe, sipas drejtorit Haliti, sinjalizimi horizontal është i paraparë të bëhet dy herë brenda vitit. /Titulli.com/

TK ndan bursa për regjistrim në Fakultetin Filologjik "“ Katedra e Albanologjisë
Beogradi demanton Prishtinën, nuk ka hapje të kufirit në Medvegjë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration